LAJMI I FUNDIT:

KOMF: Gjykatat e kanë shkelur Kodin e Drejtësisë për të mitur

KOMF: Gjykatat e kanë shkelur Kodin e Drejtësisë për të mitur

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF i cili përfaqëson njëzet e dy organizata jo qeveritare dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) në kuadër të mandatit të tyre në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Kosovë, respektivisht, vlerësimit të zbatimit të masave dhe sanksioneve penale ndaj të miturve të vendosur në Qendrën Korrektuese në Lipjan, kanë konstatuar shkelje në zbatimin e dispozitave ligjore në procedurat gjyqësore që lidhen me aplikimin e sanksioneve penale – dënimit me burgim apo shqiptimit të masave edukative të dyfishta për të miturit në Kosovë.

KOMF dhe QKRMT kanë identifikuar 3 raste gjatë vitit 2016, ndërkaq 6 raste të tilla janë evidentuar në vitin 2015 nga 48 të mitur sa janë në Qendrën Korrektuese në Lipjan. Kjo praktikë ka zgjatur që nga hyrja në fuqi e Kodit të Drejtësisë për të Mitur, transmeton Klan Kosova.

Sipas Kodit të Drejtësisë për të Mitur, derisa të miturit i është shqiptuar masë edukative apo burgim për të mitur, aktvendimet eventuale për vepra të tjera penale që janë ngritur para ose pas shqiptimit të masës edukative duhet të përfshihen në një aktvendim të vetëm – unik ndaj të miturit.


Aplikimi i masave të dyfishta bie ndesh me dispozitat e KDM dhe ndikon në uljen e besimit tek të miturit për sistemin e drejtësisë dhe sistemin korrektues duke e parë atë si pengesë e jo ndihmë në risocializimin dhe re-integrimin e tyre. Të miturit të cilët kanë marrë edhe një masë pa përfunduar masa në ekzekutim, kanë tendencë të fillojnë shfaqjen e sjelljeve jo të mira si pasojë e rënies së vullnetit për sjellje të mira derisa janë nën masën apo dënimin aktual. Kjo praktikë u pengon atyre në rikthimin në jetën normale duke ua zgjatur qëndrimin në QKL.

Mbi këtë bazë, KOMF dhe QKRMT duke shfrytëzuar mjetin joformal – intervenimin e palës së tretë në interes të gjykatës (amicus curiae), i është drejtuar Gjykatës Supreme, Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial me kërkesë që në bazë të autoritetit kushtetues dhe ligjor të ndërpritet praktika që ndaj të miturve të shqiptohet masë edukative e re ose dënim i ri me burgim derisa i mituri është në vuajtje të një mase apo dënimi.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori