Nesër (e premte, 13 shtator) në Teatrin e Qytetit të Prishtinës - “Dodona”, në ora 20:00, jepet premiera e komedisë më të njohur në botë, “Në mbrojtje të njeriut të shpellës” (Defending the Caveman). Për premierë hyrja do të jetë vetëm me ftesa.
Autor i kësaj monodrame është dramaturgu dhe aktori i njohur amerikan, Rob Becker. Për ta shkruar këtë komedi, atij i janë dashur tri vite të tëra, gjatë të cilave ka bërë një studim të thellë edhe të antropologjisë, parahistorisë, psikologjisë, sociologjisë dhe mitologjisë. Kështu, ai ia doli ta realizojë një shfaqje që nga shumë kritikë cilësohet si paqebërëse e keqkuptimeve të vazhdueshme mes burrave dhe grave. Duke e parë këtë shfaqje, secili mund të reflektojë pozitivisht dhe problemet mashkull-femër në të ardhmen t’i perceptojë si raporte zbavitëse.
“Në mbrojtje të njeriut të shpellës” është një shfaqje plot humor, por që i bën edhe femrat e edhe meshkujt të qeshin njësoj, sepse çdokush e gjen veten në rrëfimet dhe përvojat e Robit, kryepersonazhit të veprës. Kjo është edhe një nga arsyet se pse kjo shfaqe preferohet të ndiqet sidomos nga çiftet dhe pse nga shumë njohës të teatrit cilësohet edhe si një sesion terapie që synon të zgjidhë luftën e përjetshme midis gjinive.
Për herë të parë “Në mbrojtje të njeriut të shpellës” është dhënë në San Francisco më 1991, e pastaj në Dallas, Washington, Philadelphia dhe Chicago. Në Broadway premiera jepet më 1995, për të mos u ndalë kurrë reprizat e saj, deri në ditët e sotme. Kështu, arriti të futet në librin e rekordeve si monodrama më jetëgjatë në historinë e Broadwayt.
Për këtë shfaqje, gazetat kryesore në SHBA kanë shkruar si më poshtë:
The New York Times: “’Në mbrojtje të njeriut të shpellës’ është një fenomen mbarëkombëtar komik”.
The Washington Post: “’Njeriu i shpellës’ është kthyer dhe është ende hit. Është gazmor. Është sukses tepër i madh teatral”.
The Dallas Morning News: “‘Njeriu i shpellës’ hulumton të gjitha gjërat që i shtyjnë burrat dhe gratë të luftojnë, të qeshin e të dashurojnë. Mund të ndjejë se si njerëzit përreth meje bien dhe ribien në dashuri”.
The Boston Globe: "’Njeriu i shpellës’ është aq i hollë, aq mendjemprehtë, aq ëmbëlsisht mirëkuptues, sa që nuk mund të mos ndjeheni të hareshëm”.
The Herald Miami: “Qesharakja tek ‘Njeriut të shpellës’ vjen nga detajet fort të vëzhguara, nga e vërteta. ‘Njeriu i shpellës’ na bënë të plasim nga të qeshurat për veten tonë, qoftë a jemi meshkuj apo femra”.
The Chicago Sun-Times: “’Në mbrojtje të njeriut të shpellës’ shkon drejtë e te kocka e së qeshurës. Dashuria e tij për gratë dhe mbrojtja e shkujdesur ndaj burrave e bën ‘Njeriun e shpellës’ fitues për të dy gjinitë”.
Variety: “’Njeriu i shpellës’ është për të qeshur deri në histeri”.
The Seattle Post-Intelligencer: “Fytyra të dhemb nga të qeshurat me zë”.
Promotor i këtij realizimi të rëndësishëm për skenën teatrore shqiptare është sipërmarrësi i suksesshëm, njëherazi edhe dashamirës i madh i artit, Bekim Kasumi, i cili ka përcjellë realizimet më të mëdha, në teatrot më të njohura të botës. Kasumi, vetëm këtë shfaqje, e kishte parë në tetë versione të ndryshme. Ndaj, i lindi dëshira që një projekt të tillë të dëshmuar botërisht, ta sjellë në Kosovë para publikut shqiptar përmes teatrit “Dodona”. Angazhimi i tij i pakursyer çmohet shumë nga “Dodona”, por mbase edhe nga tërë komuniteti artistik, sepse Kasumi është një shembull i veçantë se arti nuk duhet të bëhet për interesa individuale, e aq më pak për përfitime materiale, por për të mirën e përgjithshme të skenës teatrore shqiptare.
“Realizimi i kësaj shfaqje në Kosovë, falë angazhimit të të gjitha palëve të përfshira, në veçanti të aktorit, të regjisorit dhe teatrit ‘Dodona’, realizimi dhe sjellja në skenë u arrit në afat rekord krahasuar me shtetet tjera në regjion. Planet tona janë që me këtë shfaqje të lëvizim jo vetëm në Kosovë, por edhe në viset tjera ku jetojnë shqiptarët, sepse qasja antropologjike e autorit Rob Becker ndaj dallimeve gjinore, konsideroj të jetë një terapi për çifte e kombinuar me humor dhe art”, thotë Kasumi.
Për ta realizuar këtë shfaqje, nevojitej një angazhim dhe guxim shumë i madh, sepse fjala është për një projekt të njohur botëror, por edhe një tekst të cilin duhej përshtatur me realitetin tonë.
“Është një tekst shumë shtresorë, me nënshtresa të thella psikologjike që trajton raportin burrë-grua, e sidomos keqkuptimet pa dashje të cilat krijohen si pasojë e natyrave të ndryshme gjinore – për shkak të evolucionit historik të qenies njerëzore. Mendoj se shfaqja do të jetë një dhuratë që i bëhet publikut tonë dhe që do të ndikojë pozitivisht në kuptimin e këtyre raporteve. Mendoj që ky është një teatër që përmes të qeshurës bën edhe terapi”, thotë regjisori i shfaqjes, profesori Agim Selimi.
Për aktorin Veton Osmani, ky tekst dhe ky rol është sfidë për çdo aktor.
“Teksti në vete përmban situata shumë komike, të cilat në momente të caktuara transformohen shumë shpejtë. Kjo e bën shfaqjen që të ketë një dinamikë dhe një rrjedh shumë të natyrshme. Jam i sigurt se edhe publiku ynë do ta pranojë këtë lloj risie, sepse e kemi konceptuar shfaqjen si një kombinim të veçantë në mes të stand-up komedisë dhe monodramës klasike. Mendoj se kemi arritur ta thyejmë barrierën publik-skenë dhe kemi arritur që humorin ta bartim në publik dhe që publiku të jetë pjesë e shfaqjes”, thotë Osmani.
Saranda Rugova është asistente e shfaqjes. Për të ky është një projekt i duhur për aktualitetin në Kosovës.
“Sidomos duke pasur parasysh se komedia tek ne është shumë e rrallë e në anën tjetër nuk e prek fare realitetin tonë stresues. Është kjo një komedi intelektuale të cilën për ta punuar nevojitej shumë mund dhe guxim. Mirëpo, puna dhe angazhimi i madh rezultoi me sukses”, thotë ajo.
Kjo shfaqje është përkthyer në 18 gjuhë të botës, është dhënë në 45 shtete, 150 qytete, para hiq më pak se tetë milionë shikuesve. Një rekord botëror. Në gjuhën shqipe për herë të parë jepet në teatrin më alternativ dhe më produktiv shqiptar – “Dodona”. Realizimi është bërë në bashkëpunim me kompaninë e njohur të produksionit teatral “Theater Mogul”, shfaqjet e së cilës jepen në 300 qytete të ndryshme, në 50 shtete të shtrira në gjashtë kontinente. Kjo premierë njëherazi paraqet bashkëpunimin e parë të një teatri në trojet shqiptare, me një produksion të nivelit të tillë botëror.
Autor i tekstit është Rob Becker. Regjia është bërë nga Agim Selimi. Luan: Veton Osmani. Kompania e produksionit teatral që ka të drejtën për këtë shfaqje: Theater Mogul. Menaxher i shfaqjes: Bekim Kasumi. Asistente e shfaqjes: Saranda Rugova. Përkthimi: Arben Fetahu. Skenografia dhe kostumografia: Agron Blakçori, Lumjeta Havolli dhe Agim Sylejmani. Përgatitja e videos: Faik Gashi (xhirimi), Durim Kryeziu (montazhi), Natyra Kallaba (aktore). Mjeshtër ndriçimi: Skender Latifi. Punëtorë skene: Bedri Maloku, Fadil Bekteshi dhe Albert Gashi. Fotografitë: Avni Selmani. Dizajni: Smart Bits. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Ryshfet dhe mashtrim: Shpëtimi i 1,200 hebrenjve nga Oskar Schindler gjatë Luftës së Dytë Botërore

BREGU I LUMIT

E kaltra e rrallë e shpikur nga Qytetërimi Maja

Karakteret letrare në novelat e Migjenit

Rrëfimi për Tiranën e vjetër

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët