LAJMI I FUNDIT:

Kombi me naftë kontrabandë

Kombi me naftë kontrabandë

Një 47-vjeçar është kapur me 1.960 litra derivate të naftës kontrabandë, të mërkurën në orët e mbrëmjes, në Syriganë të Skenderajt ka njoftuar policia.

Një automjet i dyshimtë për përfshirje në kontrabandë me derivate, i llojit kombi me targa të Kosovës, i cili po qarkullonte në rrugën lokale Syriganë të Skenderajt ishte vërejtur nga pjesëtarët e njësive speciale operative. Policët kishin ndaluar automjetin me të cilin po transportoheshin derivatet për të cilat shoferi 47-vjeçar nuk posedonte asnjë dokument, andaj duke tentuar t’i shmangej obligimeve doganore ka shfrytëzuar rrugët e fshatrave, njofton e përditshmja “Zëri”.

Policia ka identifikuar rezervuare speciale të plastikës në automjetin transportues, të cilat shërbenin ekskluzivisht për transport të derivateve të naftës. Automjeti bashkë me derivatet e naftës janë deponuar në terminalin doganorë në Mitrovicë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori