Kombi kërkon qytetarin aktiv
Nuk e di se sa ky popull do të mund t’i shpëtojë krajatave të komformitetit aktual. Sa do të mundet, si kolektivitet, ta mbroj historinë, të kaluarën dhe si do ta përballojë grabitjen e sotme.
E tërë historia e këtij populli ka të bëj vetëm me ndrydhje, që nga territori e deri tek të gjitha vlerat që i ka pasur. Nuk janë të kota debatet për personazhet historike e kombëtare të mbështjella me ideologjitë fetare ne Kosovë, Shqipëri e Maqedoni. dhe gjithandej ku ka shqiptarë. Pastaj, tekstet shkollore për fëmijë nga të cilat kërkohet një gjuhë më e zbutur përballë historisë së Perandorisë Otomane. Nëse kështu vazhdon, besoj që edhe Skënderbeun, e Nënën Tereze dhe shumë figura të tjera, për një rrjedhojë kohore të brishtë, do t’i komfomizojnë. Ka rrezik që historia kombëtare. duke mos u mbrojtur, të ketë tabllo konformiteti, e cila ravijëzohet nga e kaluara në të tashmen, duke u denigruar sot përball turqve, nesër përball serbëve…
Shteti është krenar në vete, prandaj edhe qytetari përbrenda vetes ka arritur të përvetësojë vlera të krenarisë. Në këtë kontekst shqiptar, pa besuar në arritjen e bashkimit të kombit, qëndrimin gatitu para historisë kombëtare, ruajtjen e gjuhës dhe kulturës sonë, pa besuar në rimëkëmbjen ekonomike, religjionet të përvetësuara e të adaptuara në kulturën shqiptare duke e ruajtur natyrisht autonominë e tyre, vështirë që mund të kemi një perspektivë të gjithëdijshme kombëtare.
Nuk është që ky popull është lodhur dhe s’e reagimin e tij e ka të molepsur mbi situatën e përgjithshme politike dhe ekonomike. Puna qëndron në reagimin e gjithmbarshëm shqiptar, e që nuk e mbaj mend kur e ka pasur. Problemi qëndron këtu? shqiptarët nuk duhet të shohin vetëm bardh e zi. Nuk duhet të shikojnë ideologjikisht. As ekonomikisht. Ndërrimi vjen si rezultat i shtypjes, komformizmit që ta shpifë dhe territ që merr e mbretëron.
Besoj që pa u bërë mirë terr, e pa marrë fundosjen përfundimtare, e kemi humbur sensin e reagimit kombëtar.
Hallet e përditshme, ekonomike, familjare, na ka zhytur ne llumin e egoizmit personal, nihilizmit dhe defetizmit të vlerave që i kemi pasur. Sigurisht që kësaj i ka ndihmuar me plot vetëdije qeverisja antikombëtare e Thaçit, dhe po ashtu edhe qeverive të korruptuara dhe të kriminalizuara në Shqipëri, njashtu edhe pro-qeveritarëve në Maqedoni e Mal të Zi që për shqiptarët nuk e fituan asnjë të drejtë të njëmendtë…
Ky popull ka vullnet të reagojë, veçse duhet t’i kthehet vetes. Ka kohë që nuk ka reaguar dhe kur nuk reagon nuk është i lodhur. Ndryshe është jo-logjike. Për t’u lodhur duhet të harxhosh motive, e motivet duhet të kthehen në besime. E besimi është kombi.
Kombi përherë, pa dashur të kaloj në patetizma nacional, kërkon publikun reagues, e kërkon qytetarin aktiv. Sidomos në situata të jashtëzakonshme. Kombi sot ka një situatë të tillë.
E jashtëzakonshmja nuk flet. Ajo është kuturu, gjithkah, veçse duhen sy që nuk shohin bardh e zi. Duhet vullnet, besim e fuqi. E kjo e fundit pas dy të parave.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Gjesti vazhdon ngacmimet ndaj Vserlos, kësaj radhe ia fut kokën në thes

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës