Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka pritur komandantin e ri të Detashmentit të Përbashkët Rajonal Veri të KFOR-it, kolonelin Schuler Martin, me të cilën kanë biseduar kryesisht për gjendjen aktuale të sigurisë në komunën e Mitrovicës dhe thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.
Bahtiri tha se situata e përgjithshme në komunën e Mitrovicës është aktualisht shumë e qetë, pa tensione dhe pa probleme të theksuara.
“Kjo situatë, bashkë me raportet ndëretnike, po përmirësohen dita-ditës. Vetëm gjatë ditëve të fundit kemi pas lëvizje pozitive në këtë drejtim, që na bëjnë të shpresojmë se paça dhe siguria në Mitrovicë do të stabilizohen plotësisht. E kam fjalën për heqjen e barrikadës së fundit në pjesën veriore të Mitrovicës nga serbët dhe largimin e sheshit në udhëkryqin kryesor në Lagjen e Boshnjakëve, nga ana e shqiptarëve. Këto verime tregojnë vendosmërinë dhe përkushtimin e qytetarëve të ët gjitha përkatësive etnike për të jetuar në paqe e siguri të plotë, ku lëvizja dhe qarkullimi i njerëzve dhe mallrave nuk do të kenë asnjë pengesë”, tha kryetari Bahtiri.
Sipas tij, në këto procese pozitive kanë kontribuar shumë edhe drejtuesit e komunës, institucionet komunale, organet kompetente për rend e siguri, duke përfshirë këtu edhe KFOR-in, që ka qenë gjithmonë i gatshëm për të mbështetur qytetarët dhe institucionet në arritjen e këtyre synimeve.
Komandanti i Detashmentit të Përbashkët Rajonal Veri, koloneli Schuler Martin, tha se është i impresionuar me të arriturat pozitive që kanë ndodhur në qytetin e Mitrovicës.
“Për mua është me rëndësi të jashtëzakonshme që të kem raporte të mira me drejtuesit e të gjitha komunave që janë në zonën e përgjegjësisë time dhe me qytetarët e e të gjitha përkatësive etnike. Puna e mirë që është bërë dhe proceset pozitive që po zhvillohen këtu, edhe neve na e lehtësojnë shumë punën tonë. Ishte kënaqësi për mua të shikoj largimin e të gjitha barrikadave nga rrugët pa probleme ndëretnike. Prandaj jam shumë optimistë për të ardhmen e Mitrovicës, për paqen, sigurinë dhe lëvizjen e lirë këtu. Po bëjmë hapa të sigurt drejt qëllimit kryesor e që është ardhmëria më e mirë për të gjithë”, tha ai.
Komandanti Schuler tha se KFOR-i është gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe i gatshëm që nëse paraqiten probleme eventuale sa i përket paqes e sigurisë, lëvizjes së lirë të qytetarëve e të ngjashme, të mbështesë autoritetet komunale për tejkalimin e tyre.
Kryetari Bahtiri dhe komandanti Schuler, biseduan edhe për urën kryesore mbi lumin Ibër, duke vlerësuar se rivitalizimi dhe hapja sa më e shpejtë e saj, vetëm sa do të ndihmoj proceset pozitive në zhvillim e sipër dhe stabilizimin e plotë të situatës së përgjithshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë-Gjermani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa