Komandanti i lartë i NATO-s, gjenerali amerikan, Curtis Scaparrotti, është shprehur i shqetësuar për shtimin e ndikimit të Rusisë në rajonin e Ballkanit, ku sipas tij, Shtetet e Bashkuara kanë humbur përqendrimin e tyre.
Gjenerali Scaparrotti, që është edhe komandant i trupave amerikane në Evropë, i bëri këto komente gjatë një dëshmie në komisionin për shërbimet e armatosura në senatin amerikan, gjatë së cilës ai tha se Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja po punojnë së bashku për t’iu kundërvënë kërcënimeve më të mëdha për sigurinë në Evropë – ekstremizmit të dhunshëm dhe përpjekjeve ruse për destabilizim.
“Zona për të cilën jam i shqetësuar është Ballkani. Rusia po punon në Ballkan dhe ne e kemi hequr vëmendjen nga ajo hapësirë”, tha ai.
Moska e cila nuk i sheh me sy të mirë integrimet në Bashkimin Evropian dhe posaçërisht në NATO të vendeve të Ballkanit, ka shtuar përpjekjet për të shtrirë ndikimin e saj në rajon, posaçërisht duke shfrytëzuar Serbinë dhe serbët e Bosnjës për shkak të lidhjeve historike.
Gjenerali Scaparrotti, tha se Rusia po provon të nxitë trazira në Ballkan nëpërmjet fushatave të dezinformimit drejtuar popullatave lokale.
“Ky është një rajon në të cilin mund të kemi probleme në të ardhmen”, tha ai.
Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim në disa raste edhe për një qendër të emergjencave që Rusia menaxhon në qytetin e Nishit në Serbinë jugore.
Disa grupe perëndimore dhe analistë ushtarakë e shohin si një bazë ushtarake të kamufluar që Kremlini e ka ngritur për të mbikëqyrur interesat amerikane në Ballkan.
Moska kërkon që personelit të saj t’i jepet imunitet diplomatik, ndërsa mohon çfarëdo veprimtarie të saj përveç trajtimit të emergjencave.
Qendra ruse që u hap fillimisht në vitin 2012, gjendet relativisht pranë forcës paqeruajtëse të NATO-s prej 4 mijë trupash në Kosovë.
Pjesë e forcave ndërkombëtare në Kosovë janë edhe 600 ushtarë amerikanë, që kujdesen për sigurinë e shtetit të ri që para pak ditësh kremtoi dhjetë vjetorin e pavarësisë, që kundërshtohet nga Serbia dhe aleatja e saj, Rusia. /voa/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit - a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës