LAJMI I FUNDIT:

Kolonat kufitare, VLEN: Së shpejti do të hyjë në fuqi One Stop Shop me Kosovën

Kolonat kufitare, VLEN: Së shpejti do të hyjë në fuqi One Stop Shop me Kosovën

Nga koalicioni VLEN kanë reaguar ndaj akuzave të BDI-së se kjo qeveri me qëllim nuk po merr masa për kolonat në vendkalimet kufitare RMV-Kosovë.

VLEN thonë se ata me qeverisjen e tyre brenda pak muajve arritën të nënshkruajnë marrëveshje për one-stop shop me Kosovën, e cila së shpejti do të hyjë në fuqi.

“Kjo do të ofrojë mundësi të reja të lëvizjes së njerëzve dhe mallrave, ku do të jetë fitimprurëse për qytetarët dhe dyja vendet. Derisa BDI, marrëveshje për one-stop shop nënshkruante me Serbinë. Ne kujtojmë qytetarët se ishte pikërisht Bujar Osmani apo i njohur si dosti i Daçiqit, sa ishte në krye të OSBE-së përdori këtë organizatë për ta dëmtuar Kosovën dhe interesin shqiptarë në rajon. Ai hartoi një plan 9-pikësh, ku në Kosovë ka ngritur shqetësime të mëdha. Plani përfshinte masa të ashpra kundër Kosovës krykëput, dhe i shtonte barrën Kosovës në negociata me Serbinë. E kjo krejt falë këtij ministrit shqiptar që sillej sikurse ndërkombëtar, Bujar Osmani. Marrëdhëniet me Kosovën janë në nivelin më të kënaqshëm si asnjëherë më parë. Pasi vizita e parë zyrtare në vend ishte nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe mbledhja e parë ndërqeveritare u bë me Kosovën në Prishtinë për herë të parë. Këto janë shenja të mjaftueshme për të treguar orientimin politik të kësaj qeveria. VLEN është e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve mes dyja shteteve. E ardhmja e shqiptarëve është e lidhur me zhvillimin e bashkëpunimit rajonal. VLEN është e fokusuar në krijimin e mundësive për avancimin e marrëdhënieve mes shqiptarëve, pasi besojmë se kjo është mundësia e vetme të ecim para”, thuhet në reagimin e VLEN-it.


Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori