LAJMI I FUNDIT:

Koleksioni i veturave luksoze të Cristiano Ronaldos: Tre Ferrari, një Bugatti dhe çfarë jo tjetër? (Foto)

Koleksioni i veturave luksoze të Cristiano Ronaldos: Tre Ferrari, një Bugatti dhe çfarë jo tjetër? (Foto)

Me vlerë neto të hyrash prej rreth 200 deri në 250 milionë dollarë, me një pagë javore prej 365 mijë funtash, Cristiano Ronaldo është një nga pak njerëz në botë që mund të thuhet se i ka të gjitha.

Ylli i futbollit ka një kontratë jetëgjatë me gjigantin sportiv Nike dhe ka marrëveshje me markat e njohura si: Armani, Tag Heuer, PokerStars dhe Castrol.

Futbollisti portugez është gjithashtu shumë i dhënë pas veturave luksoze dhe ka një koleksion të tyre.


Cristiano Ronaldo (Foto: Getty Images)

Ai ka gjithsej 19 vetura me vlerë mbi 4.9 milionë dollarë. Vetura më e lirë që ai ka është Mercedes-Benz C220 CDI.

Në vazhdim ju prezantojmë me disa prej veturave më të shtrenjta të futbollistit:

Fillojmë me veturën më të shtrenjtë të Ronaldos, një Bugatti Veyron me vlerë 1.7 milionë dollarë. Ai bëri një video promovuese për Bugatti Chiron në shkurt të vitit 2017, një video që paraqiste garazhin e tij personal.

Duket ylli i futbollit varet nga shpejtësia. Një tjetër veturë me shpejtësi në garazhin e tij është Lamborghini Aventador LP 700-4 me vlerë 3,18,000 dollarë.

Duke pasur parasysh se ai është një futbollist, ne presim që ai t’i përdor këto vetura me potencialin e tyre. Kjo është një shumë e fuqisë së kuajve në garazhin e tij, duke përfshirë këtu një veturë Bentley GT me vlerë 220,000 dollarë.

Ndoshta makina më e lirë në koleksionin e tij, një Aston Martin DB9. I kushtoi Ronaldos 200,000 dollarë kjo ikonë britanike.

Nga 19 vetura, njëri është edhe Audi R8. Makina sportive e këtij prodhuesi gjerman duket të jetë shumë popullor në të gjithë botën. I kushtoi atij 150,000 dollarë.

Ferrari është një ëndërr për shumë njerëz. E pra, Ronaldo ka tre prej tyre. Vetura në fjalë i kushtoi atij 3,85,milionë dollarë.

Ferrari i dytë në koleksionin e tij është 599 GTB Fiorano. Ai e bleu atë në vitin 2008 dhe i kushtoi atij 310,000 dollarë.

Një Ferrari F430 gjithashtu e bleu në të njëjtin vit dhe i kushtoi kampionit 300,000 dollarë. Është e çuditshme që ai nuk ka një 458 Italia.

Një veturë super luksoze është një domosdoshmëri për çdo djalë të pasur në botë, dhe çfarë është më mirë të kërkohet nga Rolls Royce Phantom me vlerë 400,000 dollarë.

Ronaldo bleu Maserati GranCabrio në vitin 2011 i cili i kushtoi atij 140,000 dollarë.

Ekzistojnë nëntë makina të tjera që ka Ronaldo, përkatësisht BMW M6, Bentley Continental GTC, Coupe Mercedes-Benz C-Class, Porsche Cayenne, Porsche 911 Carrera 2S Cabriolet, Porsche Cayenne Turbo, Audi Q7, Audi RS6 dhe Mercedes-Benz C220 CDI . /Telegrafi/