LAJMI I FUNDIT:

Koleksioni i ri i Kate Moss për vjeshtë/dimër

Koleksioni i ri i Kate Moss për vjeshtë/dimër

Koleksioni i fundit është inspiruar nga stili i saj personal që paraqet një përzierje të stilit rok të viteve shtatëdhjetë me një dukje bohem.

Koleksioni është i rehatshëm, modern dhe shik, mbresëlënës dhe unik. Së bashku me koleksionin e fundit “Top shop” ka prezantuar edhe një koleksion të ri të supermodels Kate Moss, që paraqet përmbledhje të dizajneve të saj më të famshme për veshje.


Koleksioni i fundit i këtij sezoni është inspiruar nga stili i saj personal që paraqet një përzierje të stilit rok të viteve shtatëdhjetë me një dukje bohem.

Bashkëpunimi midis top-modeles dhe “Top Shop” filloi rastësisht më vitin 2007. Ajo deklaron se është shumë krenare që katërmbëdhjetë koleksionet e saj, kanë ngjallur shumë interes tek blerësit: “Mësova për dizajnimin dhe procesin e krijimit, përjetova atë që vetëm e shikoja nga perspektiva si model”, thekson ajo. /Telegrafi/