Arbnor Kelmendi nga Peja është regjistruar në studimet Evropiane pranë Kolegjit ISPE. Ai tregon se përse e ka zgjedhur pikërisht këtë kolegj dhe pikërisht studimet evropiane.
“Arsyet janë të shumta, mirëpo ajo që më ka tërhequr më së shumti që të studioj tek ky kolegj është profilizimi që ka ky kolegj dhe mundësitë që ai ofron”, tregon ky djalosh nga Peja i sapo regjistruar në ISPE.
Ai tregon se ka pasur oferta nga më të ndryshmet për të studiuar, mirëpo siç shprehet ai, “duhet të mendojmë mirë për të ardhmen dhe karrierën”.
“Duhet të mendojmë kah e ardhmja dhe kah perspektiva, e për këtë jam i bindur, dhe në bazë të asaj që më kanë treguar kolegët që kanë dalë nga ky kolegj, se ISPE është perspektiva e sigurt”, thotë ky student i sapo regjistruar.
Një arsye tjetër që këtë 18 vjeçar e ka bindur që nga Peja të vij të studioj në Prishtinë, në Kolegjin ISPE është marrëveshjet që i ka ky kolegj me universitet gjermane dhe mundësinë e studimit për një semestër në këto Universitete.
“Të studiosh nuk nënkupton që të marrësh një letër, por duhet të mësosh diçka dhe të kesh mundësitë të shkosh dhe të studiosh për një kohë edhe në universitete me renome, dhe të mësosh nga përvojat dhe kultura e atyre vendeve”, thotë ai.
Ndërkohë, në Kolegjin ISPE kanë vërshuar numër i madh i të interesuarve për t’u regjistruar jo vetëm në drejtimin Studime Evropiane, që është i pari dhe i vetmi i specializuar në Kosovë për këtë lami, por edhe në drejtimet tjera.
Sipas drejtuesve të këtij kolegji, numër jashtëzakonisht i madh i studentëve po regjistrohen edhe në studimet e Sigurisë.
Ngjashëm sikurse tek studimet evropiane, Kolegji ISPE është ndër të vetmet kolegje që e ka të veçantë edhe drejtimin Studimet e Sigurisë, dhe ku japin mësim jo vetëm profesorët vendor më të mirë të kësaj fushe, por edhe ushtarakë dhe ish- udhëheqës të lartë të NATO-s.
Në këtë kolegj studentët, si në asnjë prej institucioneve tjera të arsimit të lartë në Kosovë, e kanë edhe Bibliotekën e NATO-s, ku do të kenë mundësi të njihen me lajmet më të reja nga sektori i sigurisë.
18 vjeçar-ja Dea Abazi nga Prishtina thekson se pikërisht profesorët në këtë universitet e kanë bindur atë që të përzgjedh kolegjin ISPE për të studiuar.
“Duke pasur parasysh se sektori i sigurisë është ndër më të rëndësishmit për funksionimin e një shteti, kam vendosur që të studioj Studimet e Sigurisë. Dhe ISPE më ka bindur që është ndër më të mirët për këtë fushë. Profesorët, e sidomos ata ndërkombëtarë, dhe disa ish- ushtarakë të lartë të NATO-s, që janë pjesë e ISPE-së më kanë bindur që të jem pjesë e këtij kolegji”, ka thënë Dea nga Prishtina.
Ajo konsideron që ky kolegj i ofron kushtet më të mira edhe për ata studentë të dalluar, për të përfituar bursë.
“Shpresoj që edhe unë të jem bursiste në këtë kolegj”, ka thënë ajo.
Brenda pak ditësh pritet që të filloj viti i ri akademik 2015/2016. Menaxhmenti i këtij kolegji thekson se i kanë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri akademik.
Të gjitha drejtimet: Studimet e Sigurisë, Studimet Evropiane, Ekonomik, Juridik dhe Shkenca Politike tashmë janë gati për fillimin e vitit të ri akademik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës