LAJMI I FUNDIT:

Koktej i freskët për dobësim të shpejt

Koktej i freskët për dobësim të shpejt

Molla, limoni dhe xhenxhefili janë 3 ushqimet më të mira për rënien në peshë. Ato shkrijnë yndyrat, kryesisht në zonën e barkut, ndihmojnë procesin e tretjes dhe ulin fryrjet e barkut.

Epërsia e këtij kokteji qëndron në faktin se ai mund të jetë efikas edhe nëse konsumohet në sasi të vogla: vetëm një gotë në ditë esëll çdo ditë për një muaj rresht jep efekte fantastike në rënien në peshë.

Përveç kësaj, kokteji me lëng molle, lëng limoni dhe xhenxhefili ka veti të fuqishme terapeutike për shkak të përbërësve të saj. Molla dhe limoni janë të pasura me antioksidantë dhe flavonoide. Limoni është një burim i pasur me vitaminë C. Kokteji me lëng molle dhe limoni largon toksinat nga organizmi, eliminon kolesterolin, parandalon sëmundjet e zemrës, ka veti antikanceroze, antiinflamatore, rrit aktivitetin e mëlçisë, redukton gurët në veshka, ul rrezikun e sulmit në zemër, ndihmon funksionin e zorrëve, etj.

Prania e xhenxhefilit i shton mjaft veti terapeutike këtij lëngu të mrekullueshëm, si: stimulon qarkullimin e gjakut, kuron kancerin në vezore, zorrën e trashë, lufton sëmundjet e zorrës së trashë, është analgjetik, kuron çrregullimet menstruale, shton potencën seksuale, shton dhe përmirëson spermatozoidet, etj.
Për këto arsye, rekomandohet që kokteji me lëng molle dhe lëng limoni të përdoret për mjaft profilaksi.


Përgatitja
Shtrydhni mollët e freskëta dhe limonin. Në një gotë me lëng molle, i shtoni 1/4 e gotës me lëng limoni. I shtoni gjithashtu edhe 1 lugë kafe me xhenxhefili të bluar.
Për të përmirësuar shijen dhe shtuar vlerat ushqimore, mund t’i shtoni lëng luleshtrydhe, lëng dardhe, lëng portokalli, etj. Njëkohësisht, mund t’i shtoni edhe erëza të tjera, si nenexhik, kanellë, etj.

Përdorimi
Kokteji me lëng molle dhe lëng limoni konsumohet një gotë në mëngjes esëll. Për efekte më të mëdha, ai mund të konsumohet disa herë gjatë ditës para buke. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori