Një studim amerikan ka treguar kohët e fundit se televizioni tek fëmijët më të vegjël se dy vjeç, nuk ka ndikim pozitiv tek brezi i ri.
“Nuk kemi gjetur asnjë bazë për dobinë e tij”, shprehet koordinatorja e studimit, Marie Evans Schmidt. Së bashku me një ekip shkencëtarësh të Spitalit të fëmijëve në Boston dhe Harvard Medical School ata vëzhguan 872 fëmijë nga lindja deri në moshën tre vjeç. Studiuesit u bënë fëmijëve vizitë në moshën gjashtëmuajshe dhe tre vjeç. Nënat e tyre dhanë të dhëna mbi sjelljen e fëmijëve kundrejt televizionit.
Në këtë studim, u morën parasysh edhe faktorë të tjerë të zhvillimit si mosha dhe arsimimi i nënës, të ardhurat, gjendja e familjes si dhe seksi i fëmijës, raca, pesha e lindjes dhe zakonet e gjumit. Rezultati: Të vegjlit, të cilët shihnin televizor, nuk treguan përmirësim në zhvillimin gjuhësor dhe motorik. “Aspak televizor për fëmijët më të vegjël se dy vjeç”, është kërkesa e re e pediatërve amerikan të Akademisë Amerikane të Pediatrisë. Ata mendojnë se karakteristikat e nënës, së fëmijës dhe të ambientit ku rritet, luajnë një rol shumë më të madh në zhvillimin e fëmijës.
“Televizioni tek fëmijët konsiderohet si një rrezik në rritje për obezitetin, çrregullime të përqendrimit dhe për cilësinë e keqe (në ulje) të gjumit”, shton Michael Rich. “Prindërit duhet të kuptojnë se fëmijët e vegjël nga televizioni as mësojnë gjë e as nuk nxjerrin ndonjë dobi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ekspertët zbulojnë ushqimet që ulin libidon

Ushtrimet kundër spondilozës: Pengoni ngurtësimin e kurrizit dhe dhembjen me ndihmën e disa ushtrimeve ditore

Shkuji është pranuar zyrtarisht si sëmundje! Shkencëtarët kanë dëshmuar që vret

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit