LAJMI I FUNDIT:

“Koha që Sigal Prishtina të triumfojë në Ligën Ballkanike”

“Koha që Sigal Prishtina të triumfojë në Ligën Ballkanike”

Sigal Prishtina i ka realizuar objektivat e sezonit të kaluar, duke fituar titullin e kampionit, e Kupën e Kosovës si dhe organizimin e Final-Four në Prishtinë.

Kështu thonë drejtuesit e klubit më të trofeshëm në vendin tonë, Sigal Prishtinës.

Krerët e këtij klubi më nam në vendin tonë, të hënën në një konferencë për media, kanë shpalosur ambiciet për sezonin e ri të garave.

Sigal Prishtina bashkë me Pejën edhe në edicionin e ri do ta përfaqësojnë vendin tonë në Ligën Ballkanike (BIBL). Drejtori i klubit prishtinas, Florian Miftari, thekson se për kryeqytetasit sezonin i kaluar ka qenë mjaft i suksesshëm, jo vetëm në elitën e basketbollit tonë, por edhe në Ligën Ballkanike.


Ai beson se Sigal Prishtina në sezonin e ri do ta ketë fjalën kryesor, jo vetëm në ETC Superliga, por edhe Ligën Ballkanike. Miftari thotë se ka ardhur koha që Sigal Prishtina të triumfojë në BIBL.

“Pas një sezoni tepër të suksesshëm dhe arritjes së objektiva të cilat i kemi pas, pra tri kupa të fituara, dhe objektivin të cilin e kemi arritur që Final-Four-in ta organizojmë këtu, këtë vit objektivat vazhdojnë të jenë të njëjta dhe pak më të larta. Vitin e kaluar s’mundem ta fitojmë Ligën Ballkanike, ndërsa sivjet mendojë së është rendi dhe koha ta bëjmë këtë”, ka thënë Miftari.

Ai ka shtuar se edhe në sezonin e ri, sponsorët e njëjtë do të jenë besnik të Sigal Prishtinës. Sipas tij, gjithë sponsorët e mëdhenj që kanë qenë vitin e kaluar, do të jenë edhe në kampionatin e ri.

Ish basketbollisti i këtij klubi, por edhe disa klubeve tjera elitare, ka folur edhe për trajnerin e ri dhe transferimet e kësaj verë. Miftari tha se Sigal Prishtina ka arritur marrëveshje me trajnerin boshnjak, Sabit Haxhiq, derisa ai konfirmojë edhe rinovimin e kontratës me Dardan Berishës, Edmond Aazemin, Kiezan.

Miftari tha se sot është arritur marrëveshja edhe Urim Zenelajn, Altin Morinën, Mërgim Jakupin (i kthyer nga Besiktas), si dhe me amerikanin Brain Green, e Borisa Krasiç.

Ndërkaq duke folur për vëllezërit Rugova dhe Blerim Mazrekun, Miftari theksoi Sigal Prishtina ka pasur takime më këta lojtarë, por sipas tij, basketbollistë në fjalë mendojnë se vlejnë më shumë së sa që iu ofron klubi prishtinas.

Drejtori i kampiones në fuqi, ka folur edhe për transferimin e mundshëm të Samir Shaptahoviqit. Sipas Miftarit, Samir është lojtar i duhur për Sigal Prishtinës, por ai thotë se ky transferim nuk mund të ndodh për shkak se “Plisat” janë kundër tij.

“Samir është një lojtar shumë i mirë. I ka konvenuar ekipit tonë, mirëpo ju e dini se qyteti dhe ‘Plisat’ janë kundër ardhjes së tij. Ne asnjë mënyrë nuk dëshirojmë te kemi problem me qytetin dhe ‘Plisat’, duke e marrë parasysh se asnjë lojtarë nuk është më i rëndësishëm se qyteti dhe ‘Plisat’. Mendoj se ndoshta me kalimin e kohës do t’i falet ai gabim që e ka bërë. Është i vetëdijshëm edhe vet, e dini se sot ka kërkuar falje dhe në ditët në vazhdim presim se çfarë mund të ndodh”, tha Miftari.

Ndërkohë, kapiteni i Sigal Prishtinës, Edmond Azemi, ka folur për fillimin e përgatitjeve. Ikona prishtinas thotë se çdo fillim i stërvitjeve janë të mundimshme, por ai beson se Sigal Prishtina më kohë do të jetë e gatshme për sfidat e reja.

“Çdo fillim i përgatitjeve është i vështirë, sepse e kemi pasur një pauzë më të gjatë, megjithatë, ne jemi profesionalist dhe ne do të përgatitemi sikurse vitin e kaluar. Besoj se më 1 shtator kur edhe vjen trajneri dhe lojtarët nga jashtë, do të fillojmë më përbërje komplete dhe do të jetë shumë më lehtë për mua, e Dardanin, dhe lojtarët tjerë”, theksoi Azemi.

Ai është i bindur se Sigal Prishtina do të fitojë trofe të rëndësishëm edhe në edicionin e ri të garave. /KP/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Kalo në kategori