LAJMI I FUNDIT:

Koha kur LSD shihej si armë lufte: Eksperimentet sekrete amerikane, për paaftësimin e ushtarëve (Foto/Video)

Koha kur LSD shihej si armë lufte: Eksperimentet sekrete amerikane, për paaftësimin e ushtarëve (Foto/Video)

Pamje të rralla shfaqin ushtarët amerikanë të droguar me LSD, pasi në mënyrë vullnetare ishin paraqitur të jenë pjesë e një eksperimenti të qeverisë për të testuar se si mund t’i shndërronin substancat halucinogjene në armë.

Kjo lloj droge i bënte ushtarët të qeshur dhe plotësisht “kaotik”. Ata mezi qëndronin në këmbë për të marrë pjesë në ushtrime, transmeton Telegrafi.


Nga viti 1948 deri më 1975, ushtarët amerikanë ishin pjesë e një eksperimenti ku detyroheshin të përdorin drogën LSD, por edhe droga tjera, duke shpresuar se substanca mund të përdoret si armë lufte.

Në videon e publikuar e që së fundmi është postuar online, testet shihen duke u kryer në Maryland në vitin 1958. Atyre u hidhej gaz për të parë nëse ushtarët e armikut do të bëheshin të paaftë.

Presidenti Dwight David Eisenhower ishte entuziast lidhur me këtë hulumtim. Në video ushtarët vullnetarë shihen se sa të përkushtuar ishin në ushtrime para se të drogoheshin, por pas konsumimit të saj ishin të shpërqendruar dhe në asnjë mënyrë nuk ishin të koncentruar kur eprori i tyre u jepte urdhra.

Në fund ky eksperiment rezultoi i padobishëm për ushtrinë pasi ishte shumë i shtrenjtë dhe u krijonte probleme të mëdha. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump donte të anulonte vizitën e Zelenskyt në SHBA - Macron e bindi të mos e bënte këtë?

Trump donte të anulonte vizitën e Zelenskyt në SHBA - Macron e bindi të mos e bënte këtë?

Botë
Pamje satelitore që tregojnë se si u transferuan koreano-veriorët në Rusi

Pamje satelitore që tregojnë se si u transferuan koreano-veriorët në Rusi

Botë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë përshkruan takimin e tij tre-orësh me presidentin francez në Paris

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë përshkruan takimin e tij tre-orësh me presidentin francez në Paris

Evropa
Moment historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Moment historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Turqia
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Kalo në kategori