LAJMI I FUNDIT:

Kodheli falënderon pilotët: Krenare për ju ndaj luftës antikanabis

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli zhvilloi sot një takim me pilotët e helikopterëve që u sulmuan me armë gjatë aksionit antikanabis të policisë në Dukagjin.

Takimi u krye në shenjë falënderimi ndaj punës së pilotëve të cilët rrezikuan jetën në krye të detyrës.


Duke i shprehur falënderime për punën e bërë në këtë operacion, ministrja Kodheli u shpreh krenare dhe deklaroi se jo vetëm FA, por gjithë shqiptarët janë krenarë për pilotët.

“Jo vetëm Forcat e Armatosura, por gjithë shqiptarët janë krenarë për ju. Jeni shembulli më i mirë për shoqërinë shqiptare. E mira dhe e keqja kanë shekuj që përplasen, dhe ne do të vazhdojmë të jemi në anën e të drejtës dhe të mirës”, tha ministrja Kodheli. /Telegrafi/