Koalicioni për Familjen ka mbajtur tubim elektoral në qytetin e Podujevës. Drejtuesit e këtij koalicioni kanë thënë se qëllimi i tyre është angazhimi për një të ardhme më të mirë. Sipas tyre, ky qëllim është më afër se kurrë duke falënderuar mbështetjes dhe besimit që po i japin qytetarët.
Drejtuesit e Koalicionit për Familjen në Podujevë kanë thënë se do të angazhohen për një të ardhme ku shëndeti, arsimi dhe siguria do të jenë prioritet. Ata kanë thënë se të bashkuar mund të arrihet çdo qëllim dhe të krijohet një shoqëri që mbështet vlerat.
“Koalicioni për Familjen është alternativa e vetme që mund të ofrojë një mbështetje të plotë për familjen kosovare, me 7 zotimet e programit tonë, të cilat do të kontribuojnë në një jetë më të mirë dhe më të sigurt për të gjithë”, theksuan drejtuesit.
Bartësi i listës së Koalicionit për Familje, Eman Rrahmani, premtoi siç tha ai paraqitje të dinjitetshme të qytetarëve në Kuvend.
“Koalicioni për Familjen është koalicion i cili është nisë nga qytetarët. Është koalicion i cili do të vazhdoj të qëndroj sepse ka në krah qytetarët. Është nevojë që ky koalicion të jetë në Kuvendin e Kosovës sepse anëtarët e tij, kanë mbrojtur vlerat e familjes për katër vite”, ka thënë ai.
Ndërkaq, kandidati për deputet nga Koalicioni për Familjen, Selim Pacolli tha se me ta në qeveri do të ndërpritet paraqitja e detyrueshme e pensionistëve për të vërtetuar se janë gjallë.
“Janë kategoria më çmuar e shoqërisë. Duke e ditur se ata janë prindërit tanë ata janë të cilët po tentohet t’u fshihet emri babë dhe nënë dhe tu shndërrohen në numra. Por jo ata janë babë dhe nënë. Paraqitja çdo gjashtë muaj se ata janë gjallë do të ndërpritet”, theksoi ai.
Koalicioni për familjen premtoi realizim të premtimeve nëse ata do të kenë mundësi të bëhen pjesë e Kuvendit të Kosovës. Ky koalicion ka prezantuar edhe kandidatët për deputetë nga qyteti i Podujevës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës