Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka reaguar lidhur mos lejimin e serbëve që të vendosen në Mushtisht, duke thënë se ata kanë të drejtë në pronat e tyre, ashtu siç kanë të drejtë 12 mijë shqiptarët e dëbuar me dhunë nga veriu i Mitrovicës.
“KMDLNj konsideron se e drejta për kthim për personat e zhvendosur në pronat e tyre është njëra ndër të drejtat elementare e të drejtave të njeriut e garantuar me të gjitha dokumentet ndërkombëtare dhe kombëtare për të drejtat e njeriut dhe si e tillë nuk mund të kushtëzohet me asgjë. Pra, e drejta për kthimin e personave të zhvendosur dhe e drejta e shfrytëzimit të pronës së tyre është e drejtë e patjetërsueshme dhe nuk mund të kushtëzohet me vendime politike, as në bazë të përkatësisë etnike, fetare, gjendjes materiale, statusit shoqëror dhe as me implikime eventuale në veprime kriminale siç janë krimet e luftës dhe krimet kundër popullatës civile. E drejta për kthim për personat e zhvendosur nuk mund të bëhet në mënyrë selektive; dikujt i lejohet kurse tjetrit i mohohet. E drejta për kthim është e drejtë e njeriut kurse në fushën e respektimit të të drejtave të njeriut nuk vlen parimi i reciprocitetit por parimi i universalitetit të këtyre të drejtave”, thuhet në njoftimin e KMDLNJ-së.
Sipas tyre, njëri ndër standardet kryesore e të drejtave të njeriut është e drejtë për kthim e të gjithë personave të zhvendosur, pa bërë dallim në baza etnike e të tjera.
“Ky kthim duhet të jetë i pakushtëzuar, ndërsa autoritetet lokale dhe qendrore duhet ta ndihmojnë këtë kthim dhe integrimin e të kthyerve në shoqëri. Kthimit të personave të zhvendosur duhet t’i paraprijë komunikimi midis atyre që duan të kthehen dhe palës pranuese (popullatës shumicë kryesisht) e jo të krijohen situata konfrontuese të panevojshme sikur ndodhi në Mushtisht midis Policisë së Kosovës dhe protestuesve”, thuhet më tej në njoftim.
Sipas KMDLNj, në këtë rast ka dështuar vullneti dhe veprimi politik.
“KMDLNj përkrah fuqishëm nxjerrjen para organeve të drejtësisë të gjithë atyre që planifikuan, urdhëruan, nuk penguan apo bënë krime kundër civilëve të pafajshëm në Mushtisht duke ofruar materiale dhe dëshmi për këto krime dhe në këtë kontekst e kupton shprehjen e pakënaqësisë dhe kërkesën e drejtë të banorëve të Mushtishtit për drejtësi për viktimat e pafajshme, si e drejtë e njeriut por kërkon që të ndahen këto dy procese siç janë e drejta për drejtësi dhe e drejta për kthim të personave të zhvendosur. Askush nuk ka të drejtë që në emër të realizimin të një të drejteje të ligjshme, të shkel një të drejtë tjetër, gjithashtu të ligjshme. KMDLNj u bën thirrje politikanëve që me deklaratat e tyre mos ta tensionojnë situatën sikur që edhe të mos keqpërdoren pelegrinazhet fetare për qëllime politike”, thuhet në fund të njoftimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çfarë janë myshqet në zorrë, çka ndikon në rritjen e tyre dhe cilat simptoma i japin?
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale