Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut, përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se banues të ndërtesës në lagjen “Dardania” kanë vizituar zyrën e tyre, për të paraqitur shqetësimet e tyre rreth zhvillimeve të fundit me ç’rast janë nxjerrë në rrugë disa familje, pa iu siguruar një vendbanim, qoftë edhe të përkohshëm, deri në një zgjidhje përfundimtare.
Në njoftim për media thuhet se ata kanë kërkuar nga KMDLNj që të monitorojë procesin e dëbimit nga banesat në ndërkohë që monitorues të KMDLNj–së ishin aty.
“KMDLNj ka kontaktuar komandantin e Policisë që asistonte në zbatimin e një vendimi të Gjykatës për lirimin e banesave të uzurpuara sikur edhe me banues të kësaj ndërtese. KMDLNj e ripërsëriti kërkesën se largimin i banorëve nga këto banesa përkatësisht lirimi i 131 banesave me së paku 1000 banorë është në kundërshtim me të drejtat e njeriut sepse është e pamundur të bëhet zgjedhje të çështjes së banimit brenda 24 orëve.KMDLNj mendon se është dashur dhe duhet të bëhet një zgjidhje edhe për nxënësit që vijojnë mësimet në shkollat e afërta, “Xhemajl Mustafa” dhe “Dardania” sikur edhe me persona të moshuar apo të sëmurë që nuk mund të lëvizin brenda një dite”, thuhet në njoftim.
Sipas KMDLNJ-së, nëse pjesa dërrmuese e banuesve ka kaluar 17 vite në ato banesa është dashur të tregohet edhe një tolerancë 6 mujore që të bëhen përpjekje për zgjidhje të pranueshme për të dyja palët.
“KMDLNj ka biseduar me banuesit e kësaj ndërtese dhe u ka bërë të ditur se vetëm dëshmia mbi pronësinë e banesave është ajo që mund të mbështetet në ndërkohë që asnjëri nga ata nuk kanë dëshmi mbi pronësinë prandaj edhe nuk janë pronarë të ligjshëm. Banorët e pranojnë këtë mirëpo e kontestojnë pronësinë e kësaj ndërtese nga ana Ndërmarrjes Banesore Publike. Përkundër faktit se vendimet për lirimin e banesave u janë dorëzuar në vitin 2009, banorët këmbëngulin se ata duhet jenë adresa e parë e cila duhet t’i blejë këto banesa dhe se NBP po del me pronarë fiktiv të këtyre banesave në emër të KEK – ut, Postës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme. KMDLNj insiston edhe një herë që afati i largimit të banorëve të shtyhet për së paku 6 muaj shkaku se është krijuar një situatë e tensionuar, e rëndë për banuesit dhe fëmijët e tyre që janë në ankth sikur edhe një situatë e rëndë për Po licinë e Kosovës. Tensionimi i mëtejmë i situatës shkon në dëm të të gjithëve dhe askush këtu nuk ndahen fitues. KMDLNj kërkon edhe nga Ndërmarrja Banesore Publike të tregohet më tolerante, të ofrojë një mundësi për banorët e këtyre banesave dhe të mos insistojë ta zgjidhë problemin me dëbim të banorëve për një afat 10 ditësh”, vazhdon njoftimi nga KMDLNJ.
KMDLNj vlerëson zhvillimet e sotme, që kanë qenë të qeta dhe pa provokime, ndërsa ka përmendur edhe rastin që ndodhi me gjyqtarin, me që rast janë ndaluar dy persona.
Po ashtu, KMDLNJ ka kërkuar nga Policia e Kosovës që t’iu krijojë më shumë hapësirë mediave të cilat nuk kanë pasur qasje të mjaftueshme për kryerjen e punëve të tyre.
“Edhe monitoruesit e KMDLNj –së kanë qenë të kufizuar në procesin e monitorimit shkaku se nuk iu është lejuar të jenë të pranishëm gjatë hapjes së dyerve të banesave, zhvillimeve brenda banesave si dhe largimit të gjësendeve të konfiskuara në këto banesa. Për qytetarët është shumë e rëndësishme transparenca e këtij procesi prandaj është edhe interesi i Policisë së Kosovës të jetë më transparente dhe të bashkëpunojnë me OJQ – të dhe mediet që kanë mandat monitorues dhe informues”, përfundon njoftimi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çfarë janë myshqet në zorrë, çka ndikon në rritjen e tyre dhe cilat simptoma i japin?
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale