LAJMI I FUNDIT:

Klubi i Zhytjes Prishtina dhe Oazi Blu sjellin shkollën Amerikane të zhytjes në Kosovë – PADI

Klubi i Zhytjes Prishtina dhe Oazi Blu sjellin shkollën Amerikane të zhytjes në Kosovë – PADI

Ditë më parë në Tiranë është mbajtur takimi në mes të Klubit të Zhytjes Prishtina dhe Oazi Blu nga Vlora.

Qëllimi i këtij takimi ishte që të finalizohet marrëveshja e bashkëpunimit në mes të këtyre dy
klubeve që si veprimtari e kanë zhytjen.

Ajo çka u arrit me këtë marrëveshje është që të trajnohen kuadrot e reja që e përzgjedhin zhytjen, edhe pse ka pasur trajnime edhe në të kaluarën si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, megjithatë është konkluduar se bashkimi i përvojave dhe organizimi i trajnimit të përbashkët do të jetë më i frytshëm si në aspektin e profesionalizmit ashtu edhe në atë të certifikimit te zhytësve.

Në Kosovë zhytja praktikohet tash e dekada me radhë, prijës i këtij procesi ka qenë dhe është veterani i zhytjes Prof. Ismail Kasumi i cili për dekada me radhë është marrë me këtë veprimtari dhe kryesisht përvoja e tij është shfrytëzuar për të gjetur viktimat e fundosjeve apo edhe për nevoja inxhinierike në Kosovë dhe në ish-Jugosllavi.


Gjatë periudhës së rrugëtimit të tij si zhytës zoti Kasumi ka trajnuar me dhjetëra zhytës të rinj nga e gjithë ish-Jugosllavia e më së shumti në Kosovë ku sidomos nga paslufta ka qenë pikërisht ai i cili edhe i kishte trajnuar dhe aftësuar zhytësit e parë të ish-TMK-së si dhe shumë anëtarë tjerë që merren me zhytje.

Veprimtarinë e zhytjes e ka kurorëzuar me themelimin e klubit të parë të zhytjes në Kosovë që edhe sot është funksional "Klubi i Zhytjes Prishtina’ dhe i cili klub ngërthen në anëtarësinë e tij, shumë zhytës të rinj që vazhdojnë rrugën e veteranit Kasumi.

Duke qenë se në Kosovë ka munguar infrastruktura qoftë juridike poashtu edhe operativo teknike, Klubi i Zhytjes Prishtina është duke u angazhuar që në një të ardhme jo të largët si rrjedhojë e punës së madhe që po bëhet të themelohet edhe Federata e Zhytjes Kosovare.

Janë pikërisht zhytësit e Klubit Prishtina që shoqërojnë zotin Kasumi gjithherë kur u kërkohet në zhytjet e kërkim-shpëtimit.

Ndërsa që në takimin me Delegacionit e zhytësve shqiptar dhe delegacionit të zhytësve Kosovare morën pjesë:

Enton Mishtaku – Instruktori në PADI – Oazi Blu
Ismajl Kasumi – Instruktor i lartë i Zhytjes në CMAS
Saimir Ndreka – Anëtar i Klubit Oazi Blu
Idit Riza – Anëtar i Klubit Oazi Blu
Besart Kasumi – Kryetar i KZH. Prishtina
Bujar Emrullahu – Anëtar i bordit të KZH. Prishtina

Ajo çka u arrit në këtë marrëveshje përfshin:
– Marrëveshje për bashkëpunim me klubin "Oazi Blu" për licencimin dhe trajnimin e zhytësve.
– Trajnimi në Kosovë do te mbahet nga instruktor Ismajl Kasumi dhe në Shqiperi nga Enton Mishtaku.
– Çdo i ri në Kosovë mund të marr njohuri rreth zhytjes në Klubin e Zhytjes Prishtina dhe te licencohet me patentë internacionale.

Një bashkëpunim i tillë vetëm sa do të kontribuoj më shumë në profesionalizmin e këtij sporti, si dhe nuk bën pa e përmendur se Kosova edhe pse ka zhytës shumë të mirë, megjithatë pamundësia e anëtarësimit në disa organizata ndërkombëtare po ja pamundëson lëshimin e të gjitha kategorive të licencave për zhytje, ndërsa që Klubet dhe shkollat e zhytjes shqiptare nuk i kanë këto probleme, mirëpo që edhe ato preferojnë që përvojën kosovare në zhytje ta shfrytëzojnë për kuadrot e tyre, gjë që solli edhe deri tek kjo marrëveshje.

Veterani i këtij sporti shprehet se "kjo ishte një ëndërr e tij e kamotshme që të bashkëpunoj edhe me zhytësit nga Shqipëria". /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Serie A
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Kalo në kategori