LAJMI I FUNDIT:

Klopp e krahason Chelsean me Dortmundin e para disa viteve

Klopp e krahason Chelsean me Dortmundin e para disa viteve

Chelsea do të jetë nikoqir i Liverpoolit në derbin e javës në Ligën Premier.

Londinezët do të presin liderin aktual të Ligës Premier, Liverpoolin që në pesë ndeshjet e para ka marrë maksimumin e pikëve.

E trajneri i Liverpoolit, gjermani Jurgen Klopp ka bërë një krahasim interesant mes Chelseat të sotme dhe Borussia Dortmundit të para disa viteve.


Gjermani ka thënë se londinezët ia kujtojnë ish-skuadrën e tij falë lojtarëve të talentuar që kanë në ekip.

“Chelsea transferoi Christian Pulisicin për 50 apo 60 milionë funte se nuk jam i sigurt. Edhe lojtarët e tjerë si Abraham e Mount kushtojnë nga 60 ose më shumë milionë euro. Hudson-Odoi gjithashtu vlen sa lojtarët që i përmenda më parë”.

“Chelsea është një skuadër shumë e mirë, më kujton Borussia Dortmundin e para disa viteve dhe po luajnë një futboll të bukur”, tha Klopp.

Chelsea (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Tekniku gjerman lavdëroi edhe lojtarët më të vjetër të Chelseat, si Jorginho, Giroud, Kante apo Pedro.

“Jorginho nuk është aq i ri, por edhe pse është vetëm që dy vite këtu po luan për mrekulli. Tani Kante të bën të mendosh se do të luaj edhe 20 vite futboll. Lampard ka një skuadër të mirë me veteranët si Giroud, Pedro, Willain apo në bankë Michy Batshuayi”.

“Nuk është e lehtë të krijosh një skuadër të tillë nëse e ke të ndaluar të transferosh futbollistë, por Lampard e ka bërë këtë”, tha Klopp. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man City synon transferimin e yllit të Real Madridit për të forcuar ekipin

Man City synon transferimin e yllit të Real Madridit për të forcuar ekipin

Premier League
Barcelona u interesua për lojtarin e Real Madridit, por Los Blancos e refuzuan

Barcelona u interesua për lojtarin e Real Madridit, por Los Blancos e refuzuan

La Liga
Joshua Kimmich merr vendimin përfundimtar për të ardhmen

Joshua Kimmich merr vendimin përfundimtar për të ardhmen

Bundesliga
Klubet me shpenzime marramendëse, UEFA paralajmëron ato për pagat e lojtarëve

Klubet me shpenzime marramendëse, UEFA paralajmëron ato për pagat e lojtarëve

Ndërkombëtare
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
“Kjo është një nga grabitjet më të mëdha ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit për fitoren ndaj PSG

“Kjo është një nga grabitjet më të mëdha ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit për fitoren ndaj PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori