Shkupi, sipas cilësisë së ajrit, ditëve të fundit është radhitur në mesin e 10 vendeve më të ndotura në botë. Poashtu banorët e Shkupit thithin ajrin më të ndotur në Europë, bazuar në prezencën e grimcave PM10, thonë analizat e fundit. Ajri i ndotur ka ndikuar në paraqitjen e virozave të shumta, duke i prekur edhe fëmijët.
Në Klinikën e Femijëve “Kozle”, aktualisht trajtohen mbi 200 fëmijë në ditë për shkak të problemeve respiratore, thotë mjekja Luljeta Mustafa Ramadani.
“Në Klinikën tonë për momentin janë të shtrirë 70 pacientë që janë të hospitalizuar këtu, mirëpo kujdestarinë që sapo kalova kishim 200 fëmijë të cilët u kontrolluan në spitalin tonë, mirëpo morën rekomandime për mjekim shtëpiak. Normal bëjmë selektimin e pacientëve, fëmijët të cilët kanë vështirësi në frymëmarrje që kanë nevojë për oksigjen i ndalim në spital, ndërsa ata që kanë hapësirë për trajtim shtëpiak, i lirojmë me rekomandime në shtëpi për terapi të mëtutjeshme.” – tha Luljeta Mustafa Ramadani, mjeke në Klinikën e Fëmijeve në Kozle.
Një fluks i tillë i pacientëve është i pritshëm, thotë mjekja, sipas së cilës, tani është sezoni i gripeve dhe viruseve, por në rritjen e numrit të pacientëve ndikon edhe ajri i ndotur.
“Tash është sezoni i gripit dhe virozave tjera, d.m.th. simptomat e virozave janë: kollitja, rrjedhja e hundëve, dhimbja e fytit, obstruksione, d.m.th. vështirësi në frymëmarrje. Ndërsa nëse bëhet fjalë për grip sezonal, influencë apo grip sezonal – që e njohin populli, në atë rast simptoma e parë që paraqitet është temperature e lartë, përnjëherë fëmijët ngrisin temperaturë, kjo i frikëson prindëritt dhe i sjellin fëmijët në spitalin tonë.” – u shpreh Luljeta Mustafa Ramadani.
Klinika e fëmijeve “Kozle”, janë regjistruar edhe fëmijë me “Covid-19”
Në Klinikën në Kozle janë regjistruar edhe raste me Kovid-19.
“Ne vazhdojmë t’i testojmë fëmijët, por vetëm fëmijët të cilët i pranojmë në spital. Kemi raste me Kovid pacientë. Për momentin është i shtrirë një pacient 5 muajsh, mirëpo me simptoma të lehta, mund të them temperaturë, një koll i lehtë, jo shumë alarmante.” – deklaroi Luljeta Mustafa Ramadani.
Mjekja Mustafa Ramadani rekomandon si masë preventive pastërtinë, mosqëndrimin me shumë persona në ambient të mbyllur, fëmijët të mos dërgohen në pika argëtimi ku grumbullohen më shumë fëmijë, si dhe të konsumojnë fruta dhe perime të freskëta.
Poashtu mjekja rekomandon që ata të cilët kanë mundësi, t’i vizitojnë vendet malore për të shmangur ajrin e ndotur në zonat urbane.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlagosje me armë zjarri në Mitrovicë
Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës
Kurti kërkon nga Perëndimi t’i ndërpriten ndihmat Serbisë dhe kthimin e zonës së sigurisë kufitare
Hoti: S'ka hapësirë bashkëpunimi me LVV-në, nëse nuk fitojmë do të qëndrojmë në opozitë
Kurti tha se liberalizimi i vizave nuk e ka rritur migrimin, reagon Haradinaj
IHMK publikon të dhënat mbi sasinë e reshjeve të fundit të shiut, njofton se cikloni "Kasandra" është në dobësim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?
Rrëfimi i dy paraguajanëve që mahniten me sakrificën e familjes Jashari kur vizitojnë Prekazin
Ronaldo u cilësua 'i paturpshëm' nga fansat për atë që postoi në YouTube momente pasi Messi fitoi trofeun me Inter Miamin
Detaje se si Michael Schumacher komunikon me familjarët pas 'paraqitjes së parë publike' në 11 vjet
Pamje rrëqethëse, filmohet momenti kur rrufeja godet shëtitoren në Tivar
Gjatë një sulmi ajror, ushtria izraelite godet depon ruse në bazën ushtarake në Siri