LAJMI I FUNDIT:

Kishte vetëm 23 ditë punë në polici, shakaja e kolegut i kushtoi me jetë

Kishte vetëm 23 ditë punë në polici, shakaja e kolegut i kushtoi me jetë

Kishte vetëm 23 ditë që kishte nisur punën e re në polici, por një shaka e kolegut të saj i kushtoi jetën.

28-vjeçarja Umran Yetisken vdiq pasi u qëllua me plumb nga kolegu teksa po bënin shaka me njëri-tjetrin.


Sipas agjencisë turke të lajmeve “DHA” ngjarja e rëndë ndodhi në Antalia mbrëmjen e djeshme.

E reja sapo kishte marrë një hyrje me qira në pallatin ku jetonin edhe kolegët e saj dhe shkoi për vizitë tek Sait Ş, 24-vjeç, përcjell tvklan.al.

Tre miqtë që punonin si policë të ndërhyrjes së shpejtë hëngrën darkë ndërsa Sait Ş. po pastronte pistoletën në tryezë kur në përpjekje për t’i bërë një shaka koleges së re e qëlloi me plumb në anën e majtë të gjoksit.

Megjithëse ambulanca mbërriti me shpejtësi në vendngjarje, mjekët e Spitalit Mesdhetar në Antalia nuk arritën t’i shpëtonin jetën të resë.

Sait Ş. dhe kolegu tjetër, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u arrestuan nga policia. Hetimet për zbardhjen e ngjarjes vazhdojnë.

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori