Një i mbijetuar i kancerit që luftoi guximshëm pas dhënies – nga mjekët – të vetëm disa javësh për të jetuar, ka treguar se si ai ndryshoi trajtimin konvencional për një dietë vegjetariane.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një histori të pabesueshme të mbijetesës së Rob Mooberry, histori e cila tanimë është parë nga miliona, pas një postimi të gruas së tij, Amanda.
Atij i ishte thënë se kishte vetëm disa javë për të jetuar, pasi u diagnostikua me kancerin kolorektal të fazës 4, në vitin 2012.
Por burri i cili u takua me gruan e tij të ardhshme kur ata punonin në një hotel në Las Vegas, mori vendimin e guximshëm për të ndaluar trajtimin konvencional dhe për të kaluar në një dietë vegjetariane.
Madje, siç thuhet më tej, Amanda më vonë pretendoi në një post në Facebook se kjo gjë kishte funksionuar për mrekulli dhe brenda tre javësh kanceri i tij kishte tkurrur për 80 për qind.
Ndërkohë Rob dhe Amanda kanë ngritur një fondacion jo-fitimprurës Mu Casa Moo, të cilën ata thonë se grumbullon para për individët dhe familjet që luftojnë financiarisht ndërsa luftojnë me kancerin.
Çifti u martua dy ditë para trajtimit të cilin Amanda tha se ata kishin frikë se do ta vriste më shumë.
Ajo tha se pas raundit të parë të kimioterapisë, Rob nuk tregoi shenja të përmirësimit, kështu që ata vendosën të anulonin raundin e ardhshëm të trajtimit dhe zgjodhën një qasje më “shpirtërore”.
“Ne të dy ndryshuam dietën tonë në mënyrë strikte vegjetariane, eksperimentonim me barishte të ndryshme”, tha ajo. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKatër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin
Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas
Dy aeroplanë përplasen në pistën e aeroportit të Seattle
Ukraina dhe Rusia tashmë janë përpjekur të negociojnë, por gjërat nuk shkuan mirë
Musk befason të gjithë, angazhon të rinj e papërvojë për të reduktuar shpërdorimet në qeveri
Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin