LAJMI I FUNDIT:

Kindle Fire II, vitin e ardhshëm

Kindle Fire II, vitin e ardhshëm

Amazon së fundmi prezantoi tabletin e saj të ri Android, përkatësisht modelin Amazon Kindle Fire, i cili do të dalë në shitje gjatë muajit të ardhshëm për jo më shumë se 200 dollarë.

Mirëpo, tani thuhet se Amazon është duke punuar në modelin e ri të këtij tableti, i cili do të ketë ekran më të gjerë.

Versioni i parë i Kindle Fire posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 7 inç, ndërsa për gjeneratën e dytë të këtij tableti thuhet se do të ketë ekran me diagonale prej 10 inç.

Sipas BGR, tableti i dytë Kindle Fire do të lansohet në pjesën e dytë të vitit 2012, ndërsa modeli i parë është pritur me shumë entuziazëm nga adhuruesit e këtyre pajisjeve mobile. / Telegrafi /