Kina i mohoi raportet se në fillim të këtij viti ka testuar një raketë hipersonike duke thënë se gjithçka kishte të bënte me një kontroll rutinë të një anije hapësinore.
Ishte gazeta Financial Times që raportoi për këtë test duke thënë se Shtetet e Bashkuara ishin zënë në befasi nga ky veprim i Kinës.
Raketat hipersonike janë shumë më të shpejta dhe më të shkathëta se ato normale, që do të thotë se janë më të vështira për t’u kapur.
Shqetësimet për rritjen e aftësive bërthamore të Kinës janë në rritje, raporton BBC.
Të hënën (18 tetor), zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Kinës, Zhao Lijian, tha në një konferencë për media se testi rutinë ishte kryer për të verifikuar lloje të ndryshme të teknologjisë së anijeve hapësinore.
“Ajo ishte një anije kozmike dhe jo një raketë”, tha ai.
Sipas tij, shumë vende tjera kanë kryer teste të ngjashme në të kaluarën.
Ai tha se raporti i Financial Times ishte i pasaktë.
Raporti i publikuar të shtunën citoi pesë burime anonime të cilët thanë se një raketë hipersonike ishte lëshuar nga ana e Kinës gjatë muajve të verës.
“Ky test dëshmoi përparimin e madh të Kinës në armët hipersonike dhe ishte shumë më i avancuar sesa mendonin zyrtarët amerikanë”, thuhej në raport.
Një ligjvënës amerikan bëri thirrje për veprim nga ana e Shteteve të Bashkuara.
Mike Gallagher, një ligjvënës republikan i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve, tha se nëse Uashingtoni vazhdon të ndjekë qasjen aktuale, do të humbte një Luftë të Ftohtë të re me Kinën brenda një dekade.
Marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Kinës janë të tensionuara.
Një numër i vendeve perëndimore gjithashtu kanë shprehur shqetësim për shfaqjet e fundit të fuqisë ushtarake nga ana e Kinës.
Përveç Kinës, SHBA-ja, Rusia dhe të paktën pesë vende të tjera po punojnë në teknologjinë e raketave hipersonike.
Ato mund të fluturojnë pesë herë më shpejt se shpejtësia e zërit dhe, ashtu sikurse raketat balistike, mund të mbajnë një kokë bërthamore.
Muajin e kaluar, Koreja e Veriut tha se kishte testuar me sukses një raketë të re hipersonike. Dhe në korrik, Rusia bëri një njoftim të ngjashëm. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolitikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit
Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht