“Fjalimi i marrë i Donald Trump në Kombet e Bashkuara e ka bindur edhe më fort Korenë e Veriut se zhvillimi i armëve të saj bërthamore është vendimi i duhur”.
Ky ishte reagimi i udhëheqësit suprem të vendit komunist, Kim Jong-un, që iu adresua vendit përmes agjencisë shtetërore duke komentuar deklaratat e Donald Trump.
Përmes një deklarate personale të transmetuar anglisht, në gjuhën e Presidentit amerikan, në agjencinë shtetërore të lajmeve KCNA dhe e pashembullt viteve të fundit në vendin hermetik komunist, Kim Jong-un u zotua se “Donald Trump do ta paguajë shtrenjtë për komentet e bëra së fundi në OKB”.
Ndër të tjera, Trump tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta shkatërronin plotësisht Korenë e Veriut nëse do të detyroheshin prej kësaj të fundit për të mbrojtur vetveten dhe aleatët e Uashingtonit në rajon.
“Fjalët e Donald Trump më bindin më fort dhe jo të më trembin, se rruga që kam zgjedhur është ajo e duhura dhe e vetmja që do të ndjek deri në frymën time të fundit. Tani që Trump mohoi ekzistencën dhe më ofendoi mua dhe vendin tim në sy të botës përmes deklaratave më të egra për luftë të bëra ndonjëherë, Koreja e Veriut po konsideron masat më të forta dhe të rrepta si kundërpërgjigje për ta detyruar Donald Trump të paguajë shtrenjtë për fjalimin e tij”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e shpërndarë nga KCNA. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

Aeroplani i American Airlines devijon nga udhëtimi i planifikuar, aterron në Romë për “shkaqe sigurie”

Zelensky i gatshëm të heq dorë nga posti i presidentit në këmbim të paqes në Ukrainë

Votuesit gjermanë kanë dalë në numër më të madh krahasuar me vitin 2021

Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë