LAJMI I FUNDIT:

KFOR-i thotë se nuk ka mandat për aksione antiterrorizëm

KFOR-i thotë se nuk ka mandat për aksione antiterrorizëm

Pas sulmeve terroriste të ndodhura në Bruksel, ku të vdekur mbetën 32 persona dhe qindra të lënduar, forcat e Aleancës së NATO-s në Kosovë, KFOR, thonë se janë vigjilent ndaj kërcënimeve nga sulmet terroriste, edhe pse në një përgjigje për KosovaPress, Zyra për Marrëdhënie me Publikun e KFOR-it në Kosovë, thotë se kryerja e aksioneve kundër-terrorizëm nuk është në kompetencat dhe mandatin e KFOR-it.

Forcat e KFOR-it vazhdojnë të veprojnë paanësisht dhe profesionalisht për të mundësuar një ambient të qetë dhe të sigurt në pajtim me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, thuhet tutje në përgjigjen e KFOR-it, derisa familjarëve të viktimave të sulmeve terroriste në Bruksel u shprehin ngushëllime të sinqerta.

“KFOR-i është duke vazhduar aktivitetin e rregullt ushtarak dhe i qëndron prapa mandatit të tij. KFOR-i do të vazhdojë të veprojë paanësisht dhe profesionalisht si përgjegjësi i tretë pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it përmes një qasjeje gjithpërfshirëse sipas dinamikave të zonave”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it për KosovaPress.


“Në pajtim me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, KFOR-i mundëson një ambient të qetë dhe të sigurt, si dhe garanton lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës”.

“Kryerja e aksioneve kundër-terrorizëm nuk është e autorizuar bazuar në mandatin të KFOR-it. Megjithatë, KFOR-i mbetet i informuar dhe vigjilent rreth këtij kërcënimi me të gjitha mjetet dhe kapacitetet.

KFOR-i fuqimisht dënon këto sulme dhe shpreh ngushëllime të sinqerta për familjet e viktimave në sulmet e Brukselit”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Lajme
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Lajme
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori