LAJMI I FUNDIT:

KFOR-i, FSK-ja e FFK-ja masin forcat në futboll

KFOR-i, FSK-ja e FFK-ja masin forcat në futboll

Ambasada e Francës në Kosovës dhe ajo e Zvicrës me rastin e ndeshjes mes Francës dhe Zvicër, sfidë kjo që luhet më 20 qershor në Kupën e Botës ‘Brazili 2014’, do të organizojnë një aktivitet sportive.

Këto dy Ambasada dëshirojnë që përmes sportit të festojnë vlerat e përçuara përmes sportit dhe të promovojnë unitetin.

Këto dy Ambasada përmes një njoftimi kanë bërë të ditur se kanë ftuar KFOR-in, FSK-në dhe FFK për të zhvilluar dy ndeshje miqësore në stadiumin e Prishtinës.

Në ndeshjen e parë që nis në orën 15:30, do të ndeshen KFOR-FFK, kurse në orën 16:50 do të takohen KFOR-FSK.


Hyrja në këtë aktivitet sportiv është e lirë. /KP/Telegrafi/