LAJMI I FUNDIT:

KF Besa ia vazhdon kontratën Egzon Gashit

KF Besa ia vazhdon kontratën Egzon Gashit

Golashënuesi më i mirë i Besës në edicionin që e lamë pas, Egzon Gashi, e ka vazhduar kontratën me klubin pejan. Kryesia bardhëkuqe ka vendosur t’i ofrojë rinovim të kontratës Gashit, në të cilin llogaritë shumë pavarësisht prurjeve të reja në fazën ofensive.

Lajmin për gazetën Arena e konfirmoi vetë Gashi, duke u shprehur optimist që do të tregojë paraqitje të mira edhe në edicionin e ri, ashtu siç bëri në këtë që e lamë pas. “Besa më ka ofruar rinovim dhe jemi ulur të bisedojmë. Kemi arritur marrëveshje 1-vjeçare dhe unë do të vazhdojë të luajë për këtë skuadër. Jam i kënaqur me kushtet dhe jam shumë optimist për edicionin e ri. Besoj që me punën e madhe që po bëhet në klub ne do të arrijmë që ta fitojmë titullin kampion”, theksoi Gashi, duke shtuar tutje se marrëveshja me Besën mund të prishet nëse eventualisht merr ndonjë ofertë nga Shqipëria.

Për të së fundmi u interesuan edhe disa skuadra kosovare, por ai në fund mbeti në ‘Shahin Haxhiislami’. /Tribuna/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Liga e Parë
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori