Shumë konsumatorë që telefonojnë një numër shërbimi, lidhen me Kosovë. Qendrat e thirrjeve po lulëzojnë në një vend ku mundësitë e punësimit janë të pakta.
Në telefon, Lejla Kasabaqi, 30 vjeçe, të cilës nuk iu lejua të përdorte emrin e saj të vërtetë për një kohë të gjatë, e quante veten Sandra Wagner.
Konsumatorët në Gjermani nuk duhej të dinin se Lejla kontaktonte nga një qendër thirrjesh me vendndodhje në Kosovë. Në emër të një kompanie transportuese të verës gjermane, ajo shiste mostra të verës.
Një punë, të cilën Lejla Kasabaqi e kishte gjetur përmes një gazete gjashtë vite më parë. Ajo kishte studiuar administratë biznesi, por më pas ashtu si shumë të rinjë në Kosovë, nuk gjeti punë. Shkalla zyrtare e papunësisë në Kosovë, është 35 %, në mesin e shtresës rinore 55 %.
Kasabaqi u pranua në këtë punë sepse fliste rrjedhshëm gjuhën gjermane. Familja e saj, iku në Gjermani përpara luftës në Jugosllavi dhe pastaj jetoi në Konstanz për dhjetë vite. Në vitin 2001 ajo u kthye përsëri në Kosovë.
Njerëzit si Kasabaqi, janë burim i vlefshëm për kompanitë e shërbimeve: ata janë të rinj, të arsimuar mirë, flasin gjermanishte të përsosur dhe janë të motivuar të punojnë. Shumë pak konsumatorë që bëjnë thirrje në një numër shërbimi nga Gjermania, e dinë se po lidhen gjithnjë e më shumë në Kosovë.
Disa nga kompanitë më të mëdha të shërbimit në botë, si Teleperformance, Sutherland ose Webhelp, tani veprojnë në qendrat e thirrjeve në Kosovë, të cilat shërbejnë në tregun gjermaofolës, për klientë si: Sky, Tchibo, DHL dhe Amazon. Njeriu që e vendosi Kosovën në këtë hartë biznesi, quhet Jens Reichenbach, së bashku me partnerin e tij të punës Joachim Hofsähs, menaxhojnë qendrën më të madhe të thirrjeve në Kosovë. Që nga viti 2015, ai ka në pronësi IQ to Link, i cili tani ka një numër të të punësuarve rreth 600, në katër lokacione: Prishtinë, Prizren, Mitrovicë dhe Gjilan.
Para se Reichenbach të bëhej i pavarur, ai ishte përgjegjës për qendrat e shërbimit ndërkombëtar në DHL. Tre vite më parë, një koleg i kishte treguar për Kosovën dhe për shumë të rinjë me aftësi të mira të gjuhës gjermane.
Reichenbach thotë se ai nuk dinte asgjë për Kosovën në atë kohë, as nuk ishte i sigurt nëse atje kishte ende luftë.
Ai erdhi në Prishtinë dhe ishte entuziast për të rinjtë, të cilët, siç thotë ai, ishin kaq pozitivë pavarësisht perspektivave të tyre të dobëta në të ardhmen. Kosova është vendi me popullatën më të re në Europë, më shumë se 40% e banorëve të saj janë më të rinj se 25 vjeç.
Reichenbach krijoi një plan biznesi, dha dorëheqje në DHL dhe filloi katër muaj më vonë punën në Kosovë me 150 agjentë. Sekreti i suksesit të tij është i thjeshtë: ai ofron kushte të drejta pune, kontrata të përhershme, dhe të dy punëdhënësit qëndrojnë në Kosovë gjatë javës. Ata duan të punësojnë deri në 300 agjentë në vitet e ardhshme. Kërkesa nga konsumatorët është e lartë, por burimet kanë filluar të jenë të pakta. Pothuajse të gjithë kosovarët e rinj që flasin gjermanisht mjaft mirë, tashmë punojnë në qendra të thirrjeve, problem për të cilin Shpend Ahmeti, kryetari i Prishtinës, është i vetëdijshëm.
Ai mendon të ofroj më shumë kurse gjermane si edhe zhvillimin e një programi në bashkëpunim me qeverinë gjermane për të inkurajuar financiarisht të kthyerit nga Gjermania. Ai gjithashtu shpreson që qendrat serioze të thirrjeve që kanë zbuluar tregun e Kosovës, t¬’i dëbojnë ato të dyshimtat nga tregu.
Për shkak se ato paguajnë mirë, ndërmjet 500 dhe 700 euro në muaj, rreth dyfishi i të ardhurave mesatare në Kosovë, ofrojnë një perspektivë për punonjësit e tyre. Shumë nga agjentët e rinj tashmë kanë pasur përvojë me qendrat më pak të njohura të thirrjeve që shesin aksione ose sigurime shëndetësore, të cilat janë të ndaluara në Gjermani.
Besnik Maloku, 24 vjeç, ka qenë në këtë industri për tetë vite duke shitur abonimet e revistave gjermane dhe më vonë lotari dhe bileta llotarie. Në telefon ai e quante veten Thomas Schaaf dhe Daniel Mayer, merrte dispozitë prej 100 euro në javë mirëpo me kohë, u ndje keq duke i gënjyer klientët dhe më pas u zhvendos në IQ to Link.
Ish-shefi i tij, ishte dënuar për mashtrime dhe qëndron që pesë vite në burg. Lejla Kasabaqi është gjithashtu e kënaqur që tre vite më parë ajo u punësua në kompaninë e Reichenbach dhe Hofsähs, edhe pse nuk është gjithmonë e lehtë. Tetë orë në ditë, deri në 130 thirrje, klientë që ngrisin zërin, më cilët ajo ende duhet të flas në mënyrë miqësore.
Ndonjëherë, thotë ajo, duhet të dal jashtë dhe tymosi një cigare për t’u qetësuar. Ajo nuk duhet të fsheh më identitetin e saj në telefon, ajo tani i përshëndet klientët me, “Mirëdita, emri im është Lejla, si mund t’ju ndihmoj?”. Arsyeja e vetme pse ajo nuk e thotë mbiemrin e saj është se shumë klientë nuk e kuptojnë atë dhe ajo nuk dëshiron gjithmonë të germëzojë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Filloni vitin me relaks – Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët
Inflacioni në vitin 2024 ishte 1,6 për qind më i lartë se një vit më parë – në çka pati rritje të çmimeve?
“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker – ngjarja që ndryshoi të ardhmen e Kosovës
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Lansohet parakualifikimi për projektin e ruajtjes së energjisë përmes baterive
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025