Pirja e kafesë është ritual, të cilin shumë nga ne dëshirojnë ta braktisin. Por, nëse jeni të vendosur të “ndërpritni” traditën ju sjellim propozime për zëvendësime të mira për kafenë.
Shumë njerëzve në një moment fillon t’u pengojë kafja, veçanërisht kur është në pyetje tretja, dhe dëshirojnë të gjejnë zëvendësim.
Sigurisht,ne nuk propozojmë që ju të fshiheni pas tavolinës së punës derisa kolegët tjerë të shkojnë në pauzë për një kafe, por të porositni ose vetë të përgatitni zëvendësimet e shëndetshme.
Mund të filloni gradualisht, çdo të dytën apo tretën ditë të konsumoni nga një zëvendësim. Pas kësaj do ta braktisni më lehtë kafenë.
Nuk do t’ju mungojë më shumë dhe do të keni shumë propozime, që mund t’i kombinoni gjatë javës.
Lëngu i shegës. – Kjo alternativë e shijshme është e pasur me vitaminat C, E dhe A dhe ka tri herë më shumë antioksidantë se sa vera e kuqe ose çaji i gjelbër. Vetëm një gotë e kësaj pije ekzotike në ditë mund të bëjë çudi për shëndetin tuaj. Lëngu i shegës ka 160 kalori për gotë, pa yndyra, pa kolesterol, Ndërsa është edhe burim i mirë i kaliumit. Përgatiteni ashtu që pemët përzieni në mikser, por jo shumë gjatë që farat të mos shndërrohen në përzierje të mbushur me ajër.
Teeccino. – Këtë përzierje të bimëve, drithërave, pemëve dhe frutave arrore mund ta porositni online. Përbërësit janë të fërguar dhe bluar, prandaj pija ka shije të kafes, ndërsa vjen e pasur me shije të ndryshme. Nuk përmban kafeinë, por në mënyrë natyrale rrit nivelin e energjisë në trup, me ndihmën e nutrientëve dhe jo simulantëve.
Qumështi. – Po, zëvendësim kaq i thjesht. Pini shejk qumështi – me pemë ose me çokollatë. Blini ndonjëherë edhe qumësht dhie sepse është jashtëzakonisht i shëndetshëm.
Çajat. – Çaji i gjelbër ose i zi janë zgjidhje e mirë, por edhe kamomili dhe menta. Verës përzgjidhni kombinimet e mira të çajit, por pini me akull. Këto pije definitivisht do të zgjojnë shqisat tuaja. Mos harroni edhe xhenxhefilin, transmeton Koha.net. Menta, megjithatë ndoshta është zgjidhja më e mirë nëse keni nevojë për zgjim të duhur, dhe në veçanti çaj të ftohtë me limetë ose limon. Kombinojeni edhe me xhenxhefil për efekt më të mirë.
Mund të provoni edhe këta dy shejkë. – Për të parin ju duhet: gjysmë filxhani të çajit të ftohur të gjelbër, gjysmë filxhani me qumësht bademi, 1 lugë të vogël kanellë, 1 lugë mjaltë dhe gjysmë banane. Të gjithë përbërësit përzini me pak akull dhe pini të freskët.
Për tjetrin ju duhen 4 filxhanë të çajit të zierë të bardhë, 2 filxhanë me lëng shege, 2 lugë nektar agava, 1,5 filxhanë me ujë të gazuar dhe akull. Të gjitha këto përzini dhe pini të ftohur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania