LAJMI I FUNDIT:

Këto janë sëmundjet më të rrezikshme që merren nga SEKSI ORAL!

Këto janë sëmundjet më të rrezikshme që merren nga SEKSI ORAL!

Shumica e njerëzve seksin oral nuk e llogarisin në aktivitetin seksual. Fatkeqësisht, kjo është plotësisht gabim, sepse me abstenimin nga penetrimi nuk do të mbroheni nga sëmundjet.

Mjekët këshillojnë që me rastin e seksit oral patjetër duhet të përdorni prezervativ, posaçërisht nëse keni marrëdhënie me personin te i cili nuk keni besim të mjaftueshëm, transmeton Telegrafi.

Shoqata britanike e shëndetit seksual dhe HIV-i, kohë më parë kanë publikuar një kumtesë nëpërmjet së cilës tërhiqet vërejtja në shtimin e sëmundjeve gjenitale, si p.sh. lia e ujit (Varicellae), klamidia dhe gonorreja – të rezistueshme ndaj barnave, por të cilat gjithnjë e më shumë përhapen nëpërmjet orales.


– Kjo është pothuajse e rrezikshme në rast të gonorresë e cila tani gjithnjë e më shumë transmetohet nëpërmjet seksit oral, sesa nëpërmjet atij vagjinal. Siç është konstatuar, barnat kundër saj nuk ndikojnë në fyt siç ndikojnë në pjesët e tjera të trupit – tërheq vërejtjen doktor Peter Grinhaus për gazetën “Independent”.

profimedia-0153179879-670x446

Edhe pse sëmundjet e përmendura më sipër si p.sh. lia e ujit dhe gonorreja janë ndër sëmundjet më shpesh të transmetueshme gjenitale, nuk duhet harruar as sifilizin, HIV-n, HPV-në dhe hepatitin A, B dhe C.

Gjithsesi, për të penguar transmetimin e sëmundjeve nëpërmjet seksit oral, mashkulli duhet të vërë prezervativin. Femra mund të përdorë ndonjë formë mbrojtjeje për gojë, zakonisht një pjesë të shtresës së hollë të plastikës.

20x350

Doktoresha Aleksandra Felan ka theksuar që, edhe pse seksi oral paraqet më pak rrezik për bartjen e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme nga seksi vagjinal dhe anal, mbrojtjen nuk duhet harruar.

– Nëse partneri juaj ka linë e ujit apo ndonjë plagë të hapur afër gjenitaleve, më së miri është të shmanget marrëdhënia seksuale derisa të shërohet – thotë ajo.

Sa i përket seksit oral në të cilin mashkulli është palë aktive, ndërkaq femra pasive, mbrojtja është e vështirë të arrihet. Edhe pse ekzistojnë disa forma mbrojtjeje plastike për gojë, të cilat mund të ndihmojnë, më e sigurt është që partneri para seksit të testohet për sëmundje gjenitale, në mënyrë që rreziku të jetë shumë më i vogël. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori