LAJMI I FUNDIT:

Këta janë këngëtarët që në krahë kanë femra 20 vjet më të reja (Foto)

Këta janë këngëtarët që në krahë kanë femra 20 vjet më të reja (Foto)

Janë katër këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare, të cilët përveçse aktivë në artin e tyre, kanë dhe jetë private shumë të komentuar dhe të përfolur në faqet e shtypit rozë. Kjo për faktin se të katërt kanë pasur nga një divorc në jetë, dhe tani po shijojnë bashkëjetesat respektive me të dashurat e tyre mbi 20 vite më të reja.

Fjala është për dy 52 vjeçarët, Gjergj Leka e Pirro Çako, dhe dy 42 vjeçarët, Elton Deda e Devis Xherahu. Muzikantët janë rikthyer në Shqipëri pasi u kanë dhënë fund martesave të tyre në vendet ku kanë jetuar përkatësisht, Leka në Itali, Çako në Francë, Deda në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe Xherahu në Greqi. Tre të parët kanë nga një fëmijë nga martesat e para, përveç Devisit, i cili nuk pati fëmijë nga martesa me një pianiste shqiptare.

Bëri përshtypje fakti që të katër artistët e pjekur në moshë, kur erdhën në Shqipëri nuk preferuan vajza afër moshës së tyre, por ato tek të 20-at, fakt që i ka bërë shpesh të jenë në shënjestër të faqeve të shtypit rozë.

I pari që e hodhi këtë hap ishte Pirro Çako, i cili pak vite pas ndarjes nga Inva Mula, nisi bashkëjetesë me vajzën nga Shkodra, Sisi Ujka, shumë më e re se ai. Edhe pse janë çift prej më shumë se tre vitesh ata ruhen ende për të dalë hapur bashkë, dhe kjo drojë është përligjur me faktin se ndoshta nuk dihet nëse do të finalizojnë marrëdhënien e tyre me martesë, ose jo.


Për të vazhduar me Gjergj Lekën, i cili pas një rikthimi intensiv në muzikë, tashmë po moderon dhe një emision në TVSH. Kantautori aktualisht po bashkëjeton me regjisoren, 22 vite më të re se ai, Erisela Marko, më të cilën u fejua vitin e kaluar.

Një lidhje të konsoliduar ka tashmë Devis Xherahu me Ertemiona Mejdanin, ish-Missin 24 vjeçare. Edhe pse ata bashkëjetojnë prej vitesh, Devisi në deklarata të ndryshme mediatike pohon se për momentin nuk ka ndërmend të martohet.

Dhe e mbyllim me Elton Dedën, për faktin se lidhja e tij me studenten 21 vjeçare të Ekonomikut, është më e fundit që është bërë publike nga vetë ai. Edhe Eltoni ka deklaruar se po shijon momentin dhe dashurinë pa e vrarë mendjen për plane serioze. Ai ka pohuar për mediat se nuk e çon ndërmend një martesë të dytë, pasi ka kuptuar se martesa nuk bën për të. /story/Telegrafi/
kengetar 1

kengetar 2

kengetar 3

kengetar 4

kengetar 5

kengetar 6

Në trend Magazina

Më shumë
Agravon situata - Gjesti i thyen vezë në kokë Olës dhe Vserlos

Agravon situata - Gjesti i thyen vezë në kokë Olës dhe Vserlos

Magazina
Gjesti flet për 24 orëshin që qëndroi jashtë Big Brother: Kur dola edhe në tualet shikoja mos ka kamera

Gjesti flet për 24 orëshin që qëndroi jashtë Big Brother: Kur dola edhe në tualet shikoja mos ka kamera

Magazina
Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

Magazina
Rita Ora shfaqet tejet tërheqëse në modelimin e rrobave të reja për brendin

Rita Ora shfaqet tejet tërheqëse në modelimin e rrobave të reja për brendin "Primark"

Magazina
“Shtrëngoje pak”, moment intim mes Aldos dhe Rizartës?

“Shtrëngoje pak”, moment intim mes Aldos dhe Rizartës?

Magazina
Vajza transgjinore e Elon Musk: Gjinia ime ishte e paguar, ai donte një djalë

Vajza transgjinore e Elon Musk: Gjinia ime ishte e paguar, ai donte një djalë

Magazina
Kalo në kategori