LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 14° partlycloudy_night

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi i Komunës së Dragashit apelon për furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi i Komunës së Dragashit apelon për furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi i Komunës së Dragashit ka reaguar lidhur me problemet në furnizimin e rregullt me energji elektrike. Nga institucionet përgjegjëse është kërkuar zgjidhje afatgjate në mënyrë që qytetarët e bizneset mos të përballen me reduktime dhe tension të ulët.

Në komunikatën e KKSB-së theksohet se kjo nuk është hera e parë që përfaqësues të institucioneve lokale dhe të bizneseve në Komunën e Dragashit reagojnë për të shprehur shqetësimin lidhur me mungesën e furnizimit të rregullt me energji elektrike, si dhe papërgjegjësinë e autoriteteve kompetente për të ofruar zgjidhje të qëndrueshme për qytetarëve e kësaj komune.

“Edhe pse në territorin e Komunës së Dragashit operojnë hidrocentrale që prodhojnë afër 20 Megavat energji elektrike, më shumë sesa konsumojnë qytetarët tanë, ajo përsëri neglizhohet nga institucionet përgjegjëse”, thuhet në komunikatë, raporton Telegrafi.


Aty nënvizohen edhe problemet tjera.

“Qytetarët e Komunës sonë përveç që ballafaqohen me mungesë dhe ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike, edhe atëherë kur ka energji elektrike ata ballafaqohen me tension të ulët të rrymës, gjë që po shkakton edhe dëmtime të pajisjeve të amvisërisë dhe pajisjeve të punës të bizneseve”.

Për këto arsye, KKSB ka apeluar “tek të gjitha palët përgjegjëse, KEDS, KEK dhe Qeveria e Kosovës që të angazhohen në përmirësimin e kushteve dhe të ofrojnë zgjidhje afatgjate për këtë situatë të krijuar”.

“Ne kërkojmë që për këtë çështje të merren masa sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të mos vijë deri te ndonjë përkeqësim i mundshëm i situatës së sigurisë nga qytetarë të pakënaqur”, përfundon komunikata e KKSB-së. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Magazina
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Kalo në kategori