LAJMI I FUNDIT:

Kërpudhat forcojnë imunitetin

Kërpudhat forcojnë imunitetin

Kërpudhat mund t’i ndihmojnë sistemit imun në mbrojtjen nga infeksionet e ndryshme, sugjeron një studimi i shkencëtarëve amerikanë.

Hulumtuesit nga Universiteti Shtetëror i Arizonës pohojnë se eksperimentet e realizuara te minjtë laboratorikë kanë treguar se disa përbërës të kërpudhave kanë ndikim pozitiv në përforcimin e sistemit imun, duke i ndihmuar organizmit për luftimin e infeksioneve dhe tumoreve, shkruan në revistën shkencore “BMC Immunology”.

Gjatë studimit, është vërejtur se efekti pozitiv i kërpudhave vërehet vetëm atëherë kur krijohen procese të ndryshme inflamatore apo zhvillimi i ndonjë tumori të zorrës së trashë.

Ekspertët rekomandojnë se për t’u arritur efekti ekuivalent te njerëzit, duhet që personat e rritur gjatë ditës të konsumojnë afër 100 gramë kërpudha të papërpunuara.


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Fruktoza e tepërt, rrezik për shëndetin e zemrës

Fruktoza e tepërt, rrezik për shëndetin e zemrës

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori