LAJMI I FUNDIT:

Kërkon babanë e foshnjës në internet

Kërkon babanë e foshnjës në internet

Një grua nga Gjermania ka fituar një kontest gjyqësor që ka detyruar një faqe pornografike të internetit të zbulojë se kush ishin fituesit e një ankandi – ku ajo kishte ofruar shërbime seksuale.

Në këtë mënyrë ajo dëshiron të zbulojë se kush është babai i fëmijës, të cilën ajo e bart në stomakun e saj.

Gjashtë meshkuj të ndryshëm kishin fituar në ankand për të pasur marrëdhënie seksuale me këtë grua, në prill dhe maj të vitit të kaluar.

Përkundër faktit se ka pasur marrëdhënie seksuale me të gjashtit, ajo i kishte njohur ata vetëm në bazë të pseudonimit që kishin përdorur në këtë ueb-faqe të internetit, ka bërë të ditur Gjykata në Stuttgart.