Në fund të prillit përfundon mandati i Komisionit Qeveritar për Njohjen e Statusit të Viktimave të dhunës seksuale.
Katër organizatat e licencuara po kërkojnë nga kryeministri që të zgjatet mandati i këtij komisioni të paktën për pesë vjet, në mënyrë që mos të krijohet vakuum ligjor për shqyrtimin e rasteve që kërkojnë njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale.
E lidhur me këtë, që nga dita e djeshme, KosovaPress ka tentuar që të marrë një përgjigje nga qeveria në rast se do të zgjatet ky mandat, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.
Udhëheqësja e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti thotë për KP se në rajon mekanizma të tillë nuk kanë afat kohor.
“Kemi kërkuar që t’i zgjatet mandati Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të viktimave të dhunës seksuale nga kryeministri për faktin që ky mandat skadon më 28 prill të këtij viti. Për të mos u krijuar një vakuum ligjor ose në pamundësi që anëtarët që janë pjesë e këtij komisioni që të mos kenë mandat për të nënshkruar vendime dhe për t’i shqyrtuar lëndët, ne kemi krijuar në mënyrë urgjente, pasi që edhe prilli po ofrohet që të merren hapa konkret që Qeveria të zgjat mandatin e komisionit qeveritar të paktën në afat pesëvjeçar. Në mënyrë që të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës të cilët janë të gatshëm që të aplikojnë për tu njohur statusi i tyre”, deklaroi Rushiti.
Deri në muajin shkurt kanë aplikuar mbi 1600 gra e burra, ku kanë deponuar historitë e tyre të para më shumë se 23 vitesh.
Drejtoresha Feride Rushiti shprehet se krimet e luftës nuk parashkruhen e as afatizohen.
“Krimet e luftës nuk parashkruhen e as afatizohen dhe e drejta në krime të luftës, siç janë viktimat e dhunës seksuale nuk do të duhej të ishin të afatizuara në një periudhë kohore pesëvjeçare. Ne këtë çështje e kemi adresuar edhe më herët si organizata pranë institucioneve relevante, qoftë në Zyrën e Kryeministrit, qoftë në Komisionin për të Drejtat e Njeriut në parlament, qoftë në mekanizma të tjerë të shtetit. Dhe ka pasur një gatishmëri edhe pse ende konkretisht nuk është bërë asgjë”, shton drejtoresha e QKRMT-së.
Për viktimat e dhunës seksuale të cilët po jetojnë me plagët e luftës, Rushiti thotë se po tentojnë të krijojnë mundësi që të fitojnë të drejtën për benefite pa afat të caktuar.
“Në qoftë se nuk zgjatet mandati para kësaj periudhe kohore, realisht anëtarët e komisionit nuk kanë mandat për të shqyrtuar lëndët. Nuk kanë mandat për të marrë vendim, për të kërkuar personin ose të mbijetuarin për të ardhur në intervistë. Thjesht bie mandati i komisionit, kështu që kjo do të krijonte një vakuum ligjor edhe një amulli tek të mbijetuarat. Edhe kjo pritje që edhe tashmë është e stërzgjatur edhe më shumë do ta rriste”, thekson ajo.
Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar është përcaktuar me vendim të qeverisë me 28 prill të vitit 2017 dhe skadon këtë vit.
Ndërkaq, ky komision ka filluar punën zyrtarisht në shkurt të vitit 2018.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës