Ishte vetëm 9 vjeç dhe ende i ka të freskëta kujtimet e luftës së fundit të Kosovës. 17 vite të lirisë për familjen e Zana Bytyqit kanë qenë në fakt vite të dhimbjes dhe përpjekjeve të pafund për zbardhjen e fatit të babit të saj, Bajram Bytyqi.
Ajo risjell momentet kur babai i saj u ndalua nga forcat ushtarake serbe në fshatin Kralan të Gjakovës, ku në prill të vitit 1999 ndodhi një nga masakrat më të mëdha në Kosovë.
“Në vitin 1999 kur ka ndodh masakra e Kralanit unë kam qenë atëherë 9 vjeçe, më kujtohet shumë mirë ditën kur babin e morën dhe babi na tha që unë dhe vëllau me vazhdu tek mami. Kemi vazhduar 24 orë në këmbë deri në Shqipëri – domethënë janë 17 vjet që i kemi ato kujtime në kokë”, rrëfen Bytyqi.
Dy vite më parë, kur po diskutohej ligji për themelimin e Gjykatës Speciale, nëna e saj, atë kohë kryetare e shoqatës “Familja dhe Shpresa” në Klinë, ndërmori një iniciativë shtesë ku kërkoi nga autoritetet përkatëse, duke përfshirë Gjykatën e Hagës, që fillimisht dhe pa kushte të zbardhin fatin e viktimave të krimeve serbe në Kosovë.
“Këtë kërkesë e kam adresuar në Gjykatën e Hagës për Gjykatën në ish-Jugosllavi, ku gjykatësi belg ka thënë që për këto krime është kompetent EULEX-i. Një finlandez ka qenë disa herë, në familjen tonë dy herë dhe te disa familje tjera. Janë 89 raste e Kralanit për 89 të zhdukurit. Të gjitha dëshmitë nga familjarët janë të përkthyera në gjuhën angleze dhe askush nuk është marrë me to”, tha Bytyqi.
Por ajo thotë të jenë të dëshpëruar me reagimin e institucioneve shtetërore për adresimin e kësaj çështje.
Të pakënaqur me rrjedhën e procesit, shoqata “Familja dhe Shpresa” nga Klina, e cilësojnë si skandaloz dhe të papranueshëm faktin se si institucionet e vendit janë pajtuar siç thonë ata, për krijimin e një gjykate selektive e cila për ironinë e fatit, do të gjykojë krimet e pretenduara të shqiptarëve.
Si rrjedhojë, ata ndërmorën iniciativën për nënshkrimin e një peticioni ku kërkojnë që gjykata fillimisht të zbardhë krimet e Serbisë.
Deri më tash, ata kanë mbledhur 300 nënshkrime të familjarëve, të cilat janë deponuar në Kuvendin e Kosovës, ku kërkohet ndryshimi i ligjit për Gjykatën Speciale.
“Kërkesa jonë është e qartë, të ndryshohet të bëhet plotësimi i ligjit që edhe kriminelët serbë të dënohen në Kosovë, që kanë kryer masakrën e Kralanit dhe të gjithë masakrat të tjera në Kosovë dhe kërkesa e dytë është që të stopohet dialogu me Serbinë për të gjitha këto masakra nuk e kuptoj pse mungon vullneti politik. Pse duhet mos me u ndryshu ligji?”, thotë Bytyqi.
Por peripecitë në jetën e Zana Bytyqit nuk kanë të ndalur.
Ajo po e vazhdon iniciativën e nënës së saj, e cila humbi jetën dy vite më parë në betejën me kancerin, sëmundje të cilën ajo mendon se e përjetoi për shkak të stresit dhe dhimbjes së pafund që i shkaktoi humbja e vëllait dhe bashkëshortit.
Ajo ka rikujtuar se janë mbi 500 masakra në të gjithë Kosovën dhe mbi 13.000 civilë të vrarë, përgjegjësit e të cilave nuk janë përgjigjur para drejtësisë. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë