LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet nga britanikët të bëjnë shaka me polakët

Kërkohet nga britanikët të bëjnë shaka me polakët

Një antropolog polak ka dëshirë që britanikët të bëjnë shaka për polakët, për t’u ndihmuar atyre të filtrohen më mirë në shoqërinë angleze.

Michal Garapich, një antropolog social në Roehampton University, u ka thënë mediave polake se bashkëkombësit e tij ishin tepër të ndjeshëm dhe se duhej të këndelleshin.

Ai ka thënë: "Ajo çfarë anglezët kanë dëshirë të godasin është pompoziteti, idetë falso të vet-rëndësisë. Polakët janë të prekshëm dhe kanë temat e tyre tabu”.

"Se si polakët do reagonin ndaj të qenurit shënjestër e humorit anglez, do të ishte një test i vërtetë nëse polakët janë duke u integruar vërtetë në Britani”, ka thënë Garapich.


"Nëse polakët mund të mësojnë të paktën ndonjë gjë prej britanikëve, është ajo se nuk duhet marrë veten shumë seriozisht", ka përfunduar antropologu social.