LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet ndërkombëtarizimi i streetballit

Kërkohet ndërkombëtarizimi i streetballit

Federata e Basketbollit të Kosovës ka bërë kërkesë zyrtare për pranim të streetballit të Kosovës në FIBA.

Sekretari i FBK-së, Nazmi Paçarada, thotë se ka marrë premtime nga zyrtarët e FIBA-s, se pranimi i kësaj "loje të rrugës" është i mundshëm. Ai pret të marrë përgjigje pozitive.

“Në kontaktet që kemi pasur dhe kemi me zyrtarët e FIBA-s, na kanë bërë të ditur se pranimi i mundshëm në basketbollin 3×3 është lehtë i realizueshëm, prandaj në bashkëveprim me shoqatën, u dakorduam që të bëjmë kërkesën për pranim e që shpresojmë që do marrim përgjigje pozitive”, ka thënë Paçarada për Kohën Ditore. /Telegrafi/