Kërkesat për shtyrjen e regjistrimit me pasoja mbi politikat zhvillimore në Maqedoni

Opozita maqedonase ka nisur procedurën ligjore për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë, që është paraparë të mbahet në muajin prill.
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski ka dorëzuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve nismën për mbledhjen e nënshkrimeve për abrogimin e Ligjit për regjistrim të miratuar më 21 janar. Procedura parashikon që fillimisht të mblidhen 100 nënshkrime në njësitë rajonale të KSHZ-së, që duhet të verifikohen në komisionet kuvendore dhe që do t’i hapnin rrugën procedurës tjetër, atë të mbledhjes së 100 mijë nënshkrime, ku më pas do të obligohej kuvendi që të iniciojë sërish debatin për këtë ligj.
Mickovski thotë se regjistrimi duhet të shtyhet për shkak të pandemisë, por edhe vërejtjeve që ka opozita lidhur me mënyrën e realizimit të regjistrimin duke hedhur dyshime, për siç ka thënë, “pazare mes partive në pushtet për kurdisje të përqindjes së numrit të popullatës”.
“Apelojmë për mirëkuptim dhe regjistrimi të shtyhet për në vitin 2022. Kërkojmë nga qeveria dhe kuvendi që të mbështesin propozimin tonë për regjistrim elektronik të popullsisë… ligji i miratuar, vetëm statistikor nuk mund të quhet, pasi partitë në pushtet synojnë politizimin e procesit duke mos nxjerr të dhënat të sakta mbi numrin e popullsisë”, ka deklaruar Mickovski.
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendaroski ndërkohë ka thënë një intervistë televizive se “nuk do të ishte fundi i botës nëse regjistrimi do të shtyhej për një ose dy muaj”.
“Ka disa shtete në Evropë, pra jo vetëm në rrethin tonë, që e kanë shtyrë regjistrimin. I kuptoj shqetësimet mbi shëndetin e qytetarëve, prandaj edhe këtu nuk shoh ndonjë pengesë sikur ky proces të shtyhej për një ose dy muaj”, ka deklaruar presidenti Pendarovski, një prononcim për televizionin 24.
Por, nga Enti Shtetëror i Statistikës thonë se shtyrja e regjistrimit të popullsisë nuk duhet të ndodhë për faktin se Maqedonia e Veriut gati 20 vjet nuk ka bërë regjistrimin, nga i cili varen shumë procese që kanë të bëjnë me hartimin e shumë proceseve zhvillimore.
“Regjistrimi siguron dhe mundëson të dhëna të cilët më pas mund të përdoren për planifikimet që kanë të bëjnë me arsimimin, me punësimin, me zhvillimin e rajoneve të posaçme. Regjistrimi ka të bëjë me zhvillimin e qyteteve, fshatrave, grupeve të ndryshme të interesit, të popullatës, ekonomisë në tërësi e kështu me radhë. Të gjitha këto grupe janë të interesuar për të dhëna më të sakta dhe kualitative që janë më se të nevojshme pasi nuk i kemi tani 19 vjet. Mungesa e të dhënave të këtilla që i mundëson regjistrimi, qoftë edhe për një muaj, do të sillte që të shtyhen nevojat reale për këto planifikime”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Ilmi Selami, zëvendësdrejtor i Entit të Statistikës.
Regjistrimi i fundit i popullsisë është realizuar në vitin 2002, sipas të cilit Maqedonisë e Veriut ka rreth 2 milionë banorë nga të cilët, 25.17 për qind janë shqiptarë. Regjistrimi i radhës duhej të mbahej në vitin 2012, po kishte dështuar pikërisht për shkak të dallimeve mbi formën e realizimit të tij, përfshirjen ose jo të diasporës, që në numër më të madh është shqiptare, por edhe aspekteve tjera./Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dyshohet se bartnin dru nga Serbia për në Kosovë, ndalohen dy persona

MPB-Maqedoni: Qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve me aksidente të rreme, menjëherë të denoncojnë në polici

Votimi nga jashtë, Berisha: Të zgjatet regjistrimi, minimumi deri më 9 mars

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës