LAJMI I FUNDIT:

Mbrojtja e dëshmitarëve për PSP-në është zgjidhje praktike

Mbrojtja e dëshmitarëve për PSP-në është zgjidhje praktike

Kërkesa e Speciales që t’i mbrojë vetë dëshmitarët është zgjidhje praktike. Vetëm kështu dëshmitarët do të jenë të sigurt dhe në mënyrë të vërtetë do të fshihet identiteti i tyre, konsideron ish prokurori publik, Jovan Trpenovski. Sipas tij, ligji ekzistues për mbrojtjen e dëshmitarëve mundëson që fshehtësia e tyre shumë lehtë të zbulohet, pasi është i gjerë rrethi i përfaqësuesve të institucioneve të cilët e dinë se kush ka fituar statusin e “Dëshmitarit të mbrojtur” dhe në çfarë procedure duhet të dëshmojë, raporton Alsat M.

‘Me Ligjin që tani ekziston, ka Këshill i cili përbëhet nga përfaqësues të Prokurorisë Publike, Gjykatës Supreme, Shërbimi për Kryerjen e sanksioneve Gjyqësore dhe nga MPB. E shihni sa i gjerë është rrethi i personave të cilët duhet të dinë nëse personi i caktuar duhet të jetë i mbrojtur’, deklaroi ish prokurori publik Jovan Tërpenovski.

Tërpenovski mban qëndrimin se roli i dëshmitarëve të mbrojtur në lëndët e Prokurorisë Speciale do të jetë shtyllë për disa nga aktakuzat e tyre. Nëse Katica Janeva vetë do t’i mbronte dëshmitarët, do të mësohet lehtë e vërteta për gjithë atë që opinioni nuk ka dëgjuar, ndërsa është pjesë e materialeve të përgjuara përfshirë këtu edhe rastin “Monstra”, vlerëson Trpenovski.


‘Për këtë kërkon të miratohet Ligj me autorizime të posaçme për prokurorin publik special që të mund krahas materialeve me shkrim dhe me gojë që janë në materialet e përgjuara, të sigurojë dëshmi nga personi i cili është pjesëmarrës në vetë ngjarjen dhe ka njohuri për atë’, shtoi Jovan Tërpenovski.

Tërpenovski nuk ka dilemë se Speciales duhet t’i vazhdohet mandati. 18 muajt për këtë u kanë kaluar me pengesa serioze nga institucionet e përfshira të cilat duhej ta ndihmojnë procesin e hetimit për keqpërdorim të pushtetit nga zyrtar të lartë të OBRM-PDUKM-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori