Keqqeverisja lokale dhe heshtja e qytetarit
Mendësia e mbrapshtë e partive politike ka bërë që të kemi keqqeverisje jo vetëm në nivelin qendror, por edhe në atë lokal.
Partitë politike që qeverisin në komunat e ndryshme kanë dhënë shembullin më të keq se si duhet qeverisur në nivelin lokal. Pushtetarëve komunalë, përveç që iu mungon vullneti dhe aftësia për të hartuar politika gjithëpërfshirëse zhvillimore, ata në mënyrën më perfide zhvatin resurset dhe paratë publike. Buxhetet e komunave nuk hartohen për të përmirësuar jetën e qytetarëve, por për të rritur luksin dhe komoditetin e atyre që i udhëheqin komunat.
Pushtetet komunale i kanë tejkaluar kufijtë e neglizhencës, keqmenaxhimit dhe keqpërfaqësimit. Pushtetarët komunalë nuk marrin parasysh kërkesat dhe vullnetin e qytetarëve. Këta pushtetarë janë të shkëputur tërësisht nga qytetarët në aspektin politik, madje edhe fizik. Kryetarët e komunave, drejtorët dhe këshilltarët e asambleve komunale pothuajse kurrë nuk i vizitojnë lagjet dhe fshatrat për tu konsultuar dhe njoftuar me qytetarët për problemet dhe hallet e shumta që i kanë. Pushtetarët lokalë i vizitojnë qytetarët kryesisht në zgjedhjet elektorale për të kërkuar votën e tyre.
Komunat nuk i zbatojnë mekanizmat e demokracisë se drejtpërdrejt dhe në këtë mënyrë i përjashtojnë qytetarët nga vendimmarrja. Peticionet dhe iniciativat qytetare për çështje të interesit të veçantë nuk merren parasysh nga pushtetarët komunalë. Për më tepër, pushteti lokal ia pamundëson qytetarëve dhe organizatave joqeveritare të marrin pjesë në Komitetet Konsultative.
Kjo qeverisje lokale, ku qytetari nuk dëgjohet dhe as nuk pyetet, por vetëm shtypet, tregon qartazi se korrupsioni dhe dukuritë tjera negative janë të pranishme në të gjitha komunat. Këtë e vërteton çdo vit Zyra e Auditorit të Përgjithshëm në raportet e saj.
Zyra e Auditorit të Përgjithshëm në raportet vjetore të pasqyrave financiare të komunave evidenton keqpërdorime dhe parregullsi të shumta. Identifikimi i mangësive dhe dobësive nga ky institucion janë të ngjashme për të gjitha komunat. Këto probleme kanë të bëjmë kryesisht me natyrën e kontrollit të prokurimeve, kontrollit financiar, mangësitë në aspektin e raportimit, cilësia e informatave dhe dobësitë në menaxhimin dhe regjistrimin e pasurive komunale. Në të gjitha këto fusha, pushtetarët komunalë duke shkelur ligjet dhe aktet tjera nënligjore, janë pasuruar tej mase.
Në projektet e pakta kapitale që i realizojnë komunat që kryesisht janë në infrastrukturë, vërehen defekte serioze në cilësinë e tyre. Kjo ndodh për shkak se mjetet e destinuara për projekte të ndryshme ndahen në një përqindje në mes pushtetarëve që i japin tenderët dhe kompanive që i marrin ato. Materiali që përdoret në projekte kapitale sipas faturave, zakonisht është më i shtrenjti dhe më i miri. Ama vetëm në letër, sepse në praktikë futet material që është më i liri dhe më i dobëti.
Një sektor tjetër ku pushteti lokal ka mundësi dhe hapësirë të madhe për keqpërdorime të ndryshme, padyshim është arsimi. Ky sektor ka numrin më të madh të punëtorëve publikë nëpër komuna. Pranimi i punëtorëve arsimorë në komuna, në masë të madhe bëhet në baza politike. Ka shkelje të mëdha të kritereve në punësimin e mësimdhënësve dhe stafit drejtues në shkollat fillore dhe të mesme. Bëhet pranimi i mësimdhënësve në lëndët ku atyre iu mungon përgatitja profesionale. Sa i përket stafit drejtues, respektivisht drejtorët e shkollave emërohen në këtë detyrë pa përvojën dhe aftësinë e duhur që kërkohen nga aktet nënligjore.
Sektori i shëndetësisë në të gjitha komunat është i lënë pas dore. Qytetarëve nuk i afrohet shërbime të mira në këtë sektor. Në qendrat apo shtëpitë e shëndetit mungojnë aparaturat, barërat esenciale dhe materiali shpenzues. Pacientët presin gjatë për shërbimet mjekësore, sepse mjekët nuk vijnë më kohë në punë, apo zgjasin pauzat e tyre. Ka raste që mjekët iu “rekomandojnë” pacienteve që të trajtohen në klinikat e tyre private. Ndërsa, dihet fare mirë se pacientët nuk mund të përballojnë koston e lartë që kanë trajtimet mjekësore në klinikat private.
Qytetarët e Kosovës pavarësisht se cilës komunë i përkasin, kanë shumë arsye për të qenë të pakënaqur dhe të zhgënjyer. Pakënaqësia që qytetarët e kanë ndaj pushtetit qendror edhe atij lokal duhet të jetë arsye për tu organizuar dhe mobilizuar për të kundërshtuar fuqishëm këto pushtete jodemokratike dhe anti-qytetare. Qytetarët duhet që të përdorin të gjitha format demokratike të veprimit politik për t’ia pamundësuar pushtetit keqpërdorimet dhe padrejtësitë. Tubimet, peticionet, grevat, aksionet politike, protestat, demonstratat dhe zgjedhjet elektorale janë mjetet demokratike që mund t’i heqin këta politikanë nga pushteti, të cilin e kanë vjedhë nga qytetarët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës