LAJMI I FUNDIT:

Keni apo nuk keni menstruacione në menopauzë?

Keni apo nuk keni menstruacione në menopauzë?

Ndikimi më i dukshëm i hormoneve në menopauzë është nxitja e menstruacioneve të rregullta.

Cikli menstrual me ndihmën e hormoneve mund të nxitet edhe në moshën 70-vjeçare, mirëpo cikli atëherë është vetëm pasojë e rrudhave e mureve të brendshme të mitrës (për shkak të pranisë së hormoneve), e cila është përgatitur që të pranojë shtatzënësinë eventuale (disa lloje të mjekimeve plotësuese hormonale nuk shkaktojnë menstruacione).

Mirëpo, riprodhimi është tjetër gjë: është i pamundshëm nga momenti kur vezoret kanë pushuar së punuari, si edhe te femrat të cilat marrin pilula kontraceptive, sepse edhe atëherë cikli menstrual shkaktohet nga terapia plotësuese, pra krejtësisht në mënyrë artificiale.

Dobia nga terapia assesi nuk është zgjatja e ciklit të menstruacioneve, por pengimi i vështirësive dhe i sëmundjeve serioze. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori