LAJMI I FUNDIT:

Kemi nevojë për më shumë ndeshje ndërkombëtare

Kemi nevojë për më shumë ndeshje ndërkombëtare

E ka vështirë t’i ndaj dy disiplina sportive, pasi të dyja i ka përzemër dhe dilema më e madhe e saj është që të përcaktohet për njërën disiplinë në rast se garat zhvillohet të njëjtën ditë. Kjo mbase është e kuptueshme për një sportiste të mirëfilltë siç është Mimoza Sefedini, henbolliste e KH Prishtina, por edhe garuese e suksesshme e shtigjeve të atletikës, e cila edhe në mësime është shembull për të tjerët.

“ Në rast se ndodh një gjë e tillë sikur jam e detyruar ta zgjedh hendbollin pasi e kam profesion, ndonëse edhe në atletikë ndihem shumë mirë , sikur janë të lidhura njëra me tjetrën dhe unë mundohem ta jap maksimumin kudo që paraqitem”, thotë Mimoza Sefedini, duke pranuar se në këtë edicion Prishtinës nuk i kanë shkuar punët ashtu siç ka pritur.

“Po, kemi pësuar dy humbje, edhe pse kemi mundur t’i fitojmë të dy ndeshjet.Mirëpo gabimet e shumta në mbrojtje e kanë bërë të veten, ndonëse edhe ndryshimet e shumta në përbërje kanë ndikuar në lojën tonë, pasi nuk është lehtë të koordinohesh me një përbërje pothuaj tjetër nga edicioni i kaluar”, shprehet ‘Mimi”, siç e quajnë të gjithë. Ajo nuk i humb shpresat se në ;pranverë do të jetë më mirë dhe se Prishtina do t’i kthehet sukseseve të viteve të fundit, duke thënë se “ nuk i kemi humbur gjasat për titull.

Nëse përforcohemi në pranverë, gjithsesi do të jemi rivale të mëdha të Kosovës e Kastriotit në të dy frontet. Shpresoj se do të shkojmë edhe në përgatitje jashtë vendit pasi ato janë të domosdoshme në situata të tilla”. Mimoza ka bindjen se ky kampionat do të jetë më joshës për faktin se është shtuar numri i skuadrave cilësore.” Deri tash vetëm ne dhe Kastrioti luftonim për të gjitha titujt dhe kampionati nuk zgjonte kërshëri.


Tani edhe Kosova është kyçur dhe nuk ka dyshim se garat janë më joshëse, më të paqarte dhe gjithsesi hendbolli është më cilësor. Më vjen keq që nuk kemi shumë ndeshje ndërkombëtare pasi vetëm aty e shohim se ku jemi me cilësi. Kështu nuk mund ta vlerësojmë veten, por na duhen më shumë ndeshje me skuadra të huajë, të paktën nga rajoni, veçmas gjatë përgatitjeve ”, thekson hendbollistja e shpejtë prishtinase. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Premier League
Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Ndërkombëtare
Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Premier League
Transferimi i ri i Interit arrin në Itali për testet mjekësore

Transferimi i ri i Interit arrin në Itali për testet mjekësore

Serie A
Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Barcelona ia lejon yllit të ekipit largimin në verë – pritet kalimi i tij në Ligën Premier

Barcelona ia lejon yllit të ekipit largimin në verë – pritet kalimi i tij në Ligën Premier

Premier League
Kalo në kategori