LAJMI I FUNDIT:

BE këmbëngul: S’ka negociata të reja për Brexit

BE këmbëngul: S’ka negociata të reja për Brexit

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian paralajmëruan këdo që e fiton garën për t’u bërë kryeministër i Britanisë se marrëveshja për Brexit-in, apo daljen e këtij vendi nga BE-ja, nuk do të ndryshohet.

Në garë për kryetar të Partisë Konservatore të Britanisë dhe rrjedhimisht kryeministër janë: Boris Johnson dhe Jeremy Hunt.

Të dy thonë se duan të rinegociojnë marrëveshjen që kryeministrja në largim, Theresa May, e ka arritur me Brukselin.


Marrëveshja mbi kushtet e divorcit është arritur nëntorin e kaluar, pas dy vjetësh negociata, por ajo është refuzuar tri herë nga Parlamenti britanik – gjë që ka çuar edhe në dorëheqjen e Mayt.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha të premten se blloku “do të mbetet shumë i saktë dhe i durueshëm”, pavarësisht dramës politike që po zhvillohet në Londër.

Tusk tha se të 27 anëtarët e mbetur të BE-së pajtohen se nuk mund të ketë ndryshime të marrëveshjes së divorcit.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha po ashtu se udhëheqësit e BE-së “kanë përsëritur njëzëri se nuk do të ketë negociata të reja për marrëveshjen e tërheqjes”.

Britania ka vendosur të dalë nga Bashkimi Evropian në një referendum të mbajtur në vitin 2016.

Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka paralajmëruar atë për pasoja të rënda ekonomike nëse Brexit-i bëhet pa marrëveshje me BE-në.

Në trend Botë

Më shumë
Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Evropa
Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Amerika
Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Evropa
Sekretari i Shtetit thotë se Ukraina do të duhet të bëjë lëshime për tokën që Rusia ka marrë në vitin 2014

Sekretari i Shtetit thotë se Ukraina do të duhet të bëjë lëshime për tokën që Rusia ka marrë në vitin 2014

Evropa
Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Amerika
Musk thotë se X doli nga shërbimi nga 'sulmi masiv kibernetik që filloi në zonën e Ukrainës'

Musk thotë se X doli nga shërbimi nga 'sulmi masiv kibernetik që filloi në zonën e Ukrainës'

Evropa
Kalo në kategori