LAJMI I FUNDIT:

Kelmendit ia mohuan pasaportën shqiptare në 2008 (Video)

Kelmendit ia mohuan pasaportën shqiptare në 2008 (Video)

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, gjatë emisionit “Pasdite në Top Channel” ka bërë të ditur se në vitin 2008 asaj ia kishin mohuar pasaportën shqiptare.

Arti modern dhe lufta marciale xhudo u shpik për herë të parë në vitin 1882 në Japoni nga Jigoro Kano. Ndër shekuj ishin aziatikët që evoluuan dhe kryesisht triumfuan në këtë lloj sporti. Por, tashmë është Majlinda Kelmendi, vajza 22-vjeçare nga Kosova, e cila për herë të parë në historinë e sportit shqiptar rrëmben një medalje ari dhe kthehet në një kampione bote të xhudos.

Më 27 gusht të këtij viti, Majlinda Kelmendi shkruajti historinë. Mundi brazilianen Erika Miranda në peshën 52 kg, pikërisht në shtetin e saj. Lajmi mrekulloi dhe bëri krenarë miliona shqiptarë në mbarë botën, ndërsa në Kosovë Majlinda u prit si një heroinë e vërtetë. Ky titull ishte kurorëzimi i një pune të palodhur 13-vjeçare të saj dhe të trajnerit Driton Kuka, të cilët, që nga viti 2000 punuan për këtë medalje. Palestra e xhudos, që ishte vetëm pak hapa larg shtëpisë së Majlindës në Pejë, ishte dhe nxitja që e çoi atë drejt këtij sporti.

Vetëm dy javë pas regjistrimit në xhudo, trajneri e çoi në një kompeticion në Bosnjë, moment kur ajo u dashurua pas sportit luftarak. Edhe pse nuk e mban mend numrin e medaljeve të fituara, Majlinda mbart në kujtesë medaljet e para të arit, atë si kampione Evrope për të rinjtë në vitin 2009 dhe një muaj më pas si kampione bote për të rinjtë, marrë në Paris. Xhudo i zë pjesën më të madhe të kohës, por ajo nuk lë pas dore familjen, librat dhe shopingun në kohën e saj të lirë.


E ftuar në studion e emisionit “Pasdite në Top Channel”, Kelmendi rikujtoi edhe një herë rrugën drejt medaljes së artë: “Shorti ishte i vështirë, sepse kisha përballë garuese që nuk më përshtateshin. Në raundin e parë kisha një portugeze që më kishte mundur dy herë, ndërsa në të dytin, një franceze që doli në vend të tretë në Olimpiadë. U mundova të jepja maksimumin garë pas gare dhe të shijoja botërorin”, transmeton Tribuna.

Majlinda Kelmendi kujton edhe një episod që i ka lënë mbresa, menjëherë pas përfundimit të finales: “Kur fitova, publiku nisi të më vërshëllejë, pasi normalisht kërkonte fitoren e brazilianes. Unë u ndjeva keq dhe kur e vuri re këtë gjë, kundërshtarja më përqafoi.” Në lidhje me të ardhmen e saj, Kelmendi tha se mendon vetëm për xhudon: “Është e vështirë ta vazhdoj shkollën e lartë dhe sportin njëkohësisht. Nëse kërkon të kesh sukses në sport, duhet të angazhohesh në maksimum.Për momentin jam 200% me mendjen tek xhudoja dhe dua suksesin në Olimpiadë; nuk kam kohë për asgjë tjetër, as për dashurinë”.

Kelmendi sqaroi edhe se ka menduar të garojë për vende të tjera, pasi ofertat e mira nuk i kanë munguar: “Kam pasur ofertë të mirë nga Azerbajxhani, por trajneri më ka ndaluar duke më thënë që, nëse nuk do të gjenim përkrahje në Kosovë, ta pranoja. Në takimin me ministrin e Sportit, Memli Krasniqi, gjetëm një formë për bashkëpunim dhe jam e lumtur që gjërat shkuan kështu”.

Gjatë bisedës në studio, kampionia e botës kujtoi edhe ditët kur në Shqipëri i refuzonin nënshtetësinë. “Në vitin 2008 na është mohuar dy herë pasaporta shqiptare. Disa specialistë të sportit në ministrinë e atëhershme, emrat nuk ua di, na e refuzuan kërkesën. Pasi ne kryem procedurat në Federatën e Xhudos në Kosovë dhe Shqipëri, kërkesa duhej të shkonte edhe në Ministrinë e Sporteve, por një nga specialistët tha që: ‘Majlinda Kelmendi s’është potencial për t’u bërë ndonjë sportist kulminant’. Sidoqoftë ne s’jemi ndalur! Bashkë me disa miq në Shqipëri, – kemi shfrytëzuar ato kanalet e fshehta siç dimë ne shqiptarët – ia dolëm që të merrja pasaportën”, – ka rrëfyer 22-vjeçarja, bashkë me trajnerin e saj, për programin e Ulpiana Lamës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

La Liga
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

La Liga
Fjetja me gojën e mbyllur është virale tashmë: Haaland shpjegoi pse

Fjetja me gojën e mbyllur është virale tashmë: Haaland shpjegoi pse

Premier League
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Kalo në kategori