LAJMI I FUNDIT:

Kusari: Rreziku që Klan Kosovës t’i vihet çelësi është serioz dhe real

Kusari: Rreziku që Klan Kosovës t’i vihet çelësi është serioz dhe real

Juristja Flutura Kusari ka ngritur shqetësimin lidhur me çështjen e licencës së mediumit Klan Kosova.

Ajo është shprehur se nëse komisioni i ankesave në kuadër të Ministrisë së Tregtisë e refuzon ankesën e Klan Kosovës, atëherë ekziston rrezik i madh që mediumi të mbyllet.

“Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve në MINT i ka edhe tre dite afat me vendosë për ankesën e Klan Kosovës kundër vendimit politik të tyre për suspendimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova. Nëse Komisioni e refuzon ankesën, atëherë brenda një periudhë shumë të shkurtës (nëse procedura gjyqësore dështon) redaksisë së Klan Kosovës do t’i vihet çelësi. Rreziku është serioz dhe real”, ka shkruar Kusari.


Postimi i plotë:

Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve në MINT i ka edhe tre dite afat me vendosë për ankesën e Klan Kosovës kundër vendimit politik të tyre për suspendimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova.

Nëse Komisioni e refuzon ankesën, atëherë brenda një periudhë shumë të shkurtës (nëse procedura gjyqësore dështon) redaksisë së Klan Kosovës do t’i vihet çelësi.

Rreziku është serioz dhe real.

Ky nuk është proces administrativ apo i ligjshëm, është proces politik.

E kuptoj që mediat dhe gazetarët janë shumë të zënë me shumë zhvillime por i lus shumë që t’i kushtojnë kohë këtij zhvillimi.

Ky proces nuk ka të bëjë vetëm me Klan Kosova, ka të bëjë me precedentin që krijohet dhe që pastaj mund të zbatohet për të gjitha mediat tjera. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori