LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi jep vërejtjet dhe sugjerimet për Ligjin mbi investitorët strategjikë në Republikën e Kosovës

Kelmendi jep vërejtjet dhe sugjerimet për Ligjin mbi investitorët strategjikë në Republikën e Kosovës

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe biznesmeni i njohur kosovar, Ramiz Kelmendi, që njihet si një nga deputetët më monitorues të ekzekutivit por edhe pothuaj të të gjitha zhvillimeve dhe lëvizjeje ekonomike në Kosovë, me anë të një shkrimi të radhës ka tërhequr vërejtjen rreth një Ligji me rëndësi të veçantë. Bëhet fjalë për Ligjin mbi investitorët strategjikë në Republikën e Kosovës, që ditë më parë ishte në rend dite, të Kuvendit e që, sipas Kelmendit, brenda tij ka mangësi të cilat si të tilla krijojnë mangësi dhe sjellin probleme në të ardhmen.

Kelmendi, nëpërmjet shkrimit të tij ka sjell shembuj të faktuar me shpjegime dhe me shifra, në përmirësim të ligjit në fjalë i cili, siç shprehet Kelmendi, me propozimet dhe përmirësimet që ofron më poshtë, do ndikonte drejtpërdrejt në pozitivitetin e zhvillimit ekonomik – konkretisht përfitimin nga ky Ligj, të vet shtetit, investitorëve dhe kuadrove punonjës.

Sjellim shkrimin e plotë të deputetit dhe biznesmenit, Ramiz Kelmendi;


“Ligji mbi investitorët strategjik në Republikën e Kosovës

Në Kuvendin e Kosovës ishte në rend të ditës ky ligj (Ligji mbi investitorët strategjik në Republikën e Kosovës), që sipas mendimit tim është shumë i domosdoshëm dhe duhet të bëhet edhe i pranueshëm për të gjithë spektrin politik të Kosovës në mënyrë që I njëjti të votohet si nga koalicioni ashtu dhe nga opozita.

Me këtë ligj do mundësohet që të gjithë investitorët e jashtëm dhe të brendshëm të trajtohen në mënyrë profesionale, në afat sa më të shkurtër kohor, dhe investitorët, të mbështeten me ato asete të transformuara nga Agjensioni Kosovar i Privatizimit, në mënyrë që të disponojë edhe Qeveria e Republikës së Kosovës për privatizimin direkt dhe dhënie në shfrytëzim nga 40 deri në 99 vite.

A. Së pari duhet të bëhet një ridizajnim i listës së përshkruar për investitorët strategjikë, më i zgjeruar se lista e aprovuar në nenin 2 të ligjit të propozuar , dhe të ndahen në këto lloj investimesh.

1. Investitorë me vlerë të lartë financimesh dhe punësime të arsyeshme dhe në kuadër të planifikimit operacional – 5 deri 50 milionë euro dhe punësim nga 20 deri në 100 punëtorë (me këtë nen nga Ligji kemi bërë një diskriminim për investitorët e brendshëm sepse fuqia financiare e tyre nuk është e mjaftueshme për të qenë pjesë e mbështetjes së zhvillimit ekonomik dhe nuk mund të jetë pjesë e mbështetjes sepse sanksionohet me ligjin mbi financimet e bizneseve në Republikën e Kosovës edhe nëse projekti është i akceptueshëm).

2. Investitorë me vlerë financiare të mesme dhe me numër të punësimeve të lartë 1-5 milionë dhe punësim nga 50 deri në 300 punëtorë (me nenin e ligjit aktual këtë kategori investitorësh nuk e kemi trajtuar fare edhe pse në tregun e punës vende më dominante të punësimit bartin këto industri të veshjeve dhe mbathjeve. Këtu investimi është i vogël por punësimi është i lartë, dhe Kosova ka nevojë emergjente mu për këtë punësim).

3. Investitorë me vlera financiare solide dhe punësim solid apo ekonomi të vogla me 0.3 deri një milion euro (këtu mundësohet që të trajtohen të gjithë akterët ekonomikë, për të cilët Qeveria thotë se bartës të ekonomisë së Kosovës janë ekonomitë e vogla dhe të mesme, e me këtë ligj ne kemi bërë një mohim të të gjitha thënieve publike, sidomos kur flasim për themelimin e fondit të punësimit, apo të themi më mirë është të japim asete se sa të japim fonde për blerjen e aseteve në tregun e shtrenjtë).

B. Asetet apo hapësirat që duhet të sillen në dispozicion të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të pasur bazë negocimin me investitorët strategjik;

1. Së pari duhet të ndërtohet një databazë e aseteve që janë në pronësi të AKP-së, si tokat , hapësirat e objekteve dhe hapësirat nga Agjensioni i Pylltarisë.

2. Të parcializohen këto hapësira dhe të sillen në nivele të akceptueshme si për investitorët 1-2 dhe 3. Shembull: Nëse kemi sipërfaqe toke prej 1000 hektarësh, të parcializohen në sipërfaqe 10 hektarëshe deri ne 50 hektarëshe, në mënyrë që të mund të konkurrojnë të gjithë akterët ekonomikë dhe agrarë. Nëse kemi sipërfaqe të objekteve të mëdha p,sh. 10 mijë metra katrorë, edhe këtu të parcializohen dhe të formohen sipërfaqe solide në mënyrë që të kyçen të gjithë akterët ekonomikë, si të kategorisë së 1-2 dhe 3.

3. Të shpronësohen me çmimin e mesëm të tregut të privatizuar, të gjitha tokat dhe objektet industriale dhe të vendoset një çmimore në Ligj, për metër katror, si dhe të kërkohet pagesa e 20 për qind për obligimet ndaj punëtorëve dhe 80 për qind ndaj kreditorëve. Me këtë, secili investitor do mundte të zgjedhte hapësirën dhe do e këtë të qartë e transparente edhe hapësirën edhe çmimin. Kjo për çdo anëtarë të komisionit është reale dhe jomanipulative (me këtë formë nuk ndëshkohen dhe nuk siilen në pozitë jo të pabarabartë të gjithë akterët ekonomikë ekzistues të cilët kanë mundësi që me metodën e re të jenë në pozitë jokonkurruese, që përsëri është në kundërshtim me Kushtetutën).

C. Ligjet që mbrojnë shfrytëzimin e pasurisë natyrore në këmbim vetëm me të ardhurat personale të të punësuarve. Me këtë duhet të përcaktohet se është e nevojshme hapja e Kompanisë në territorin e Republikës së Kosovës dhe respektimi i ligjeve aktuale të tanishme dhe të ardhshme, pra me ligj të përcaktohet, përcaktimi i çmimit të faturimit me çmimin e tregut apo të berzës, sepse në të kundërtën dëmet janë të papërmirësueshme dhe dëmet do kenë ndikim të lartë në të ardhmen e qytetarëve të Republikës së Kosovës (shembull: nëse investitori merr tokë në shfytëzim prej 1000 hektarësh dhe investon 10 milionë euro si dhe punëson 25 punëtorë sipas ligjit aktual, atëherë Kosova do të përfitojë 25 të punësuar me rroga mesatare nga 350 euro, që janë të barabartë me vetëm 105.000 euro. Buxheti i Kosovës vetëm 30 mijë euro nga TVS dhe tatimet në të ardhura personale, ndërsa investitori që ka mbjell lajthi dhe eksporton në shtetin amë, atëherë diferenca e krijuar është: 1000 Ha * 3000Kg/Ha = 3.000.000 kg * 7 euro = 21.000.000. euro ne vit).

Pa ligjin mbi qarkullimin apo faturimin me çmimet e tregut apo çmimin berzian, dhe ndërtimin e bilancit të audituar real, investitori do ketë diku rreth 20 milion euro të hyra, ndërsa që shteti vetëm 30 mijë euro, përderisa qytetarët dhe shërbimet tjera një milion euro. Me formën e propozuar të faturimit, të hyrat e buxhetit të Kosovës do jenë nga dividenta që është 10 për qind e që është me e ulëta në rajon, 2.1 milion. Nëse këto të hyra i shumojmë për 40 vite atëherë investitori krijon të hyra 840 milionë euro, përderisa buxheti vetëm 84 milionë euro. Kjo pra tregon se me qenë investitorë i brendshëm atëherë Kosova fiton në të gjitha segmentet si në tap, dividentë dhe të hyra nga qytetarët. Me këtë sugjeroj që kjo formë e trajtimit të tokës dhe dhënies në shfrytëzim, është e përkrahur, dhe vendosin, të gjithë ata që e lexojnë. Ndërsa, metoda tek sipërfaqet e vogla dhe objektet industriale nuk është e njëjtë, përveç në rastet kur shfrytëzohen resurset natyrore, siç janë: xehet, uji, era dhe thëngjilli, ndërsa tek ekonomitë përpunuese është më e dobishme kjo metodë e përcaktuar me ligjin në trajtim.

Me shpjegimin e lartëcekura edhe përfitimi në të punësuar është shumë më i lartë se sa i propozuari.

D. Edhe sa i përket parcializimit të objekteve industrial, edhe me këtë proces do zgjerohet numri i investitorëve dhe do të shumëfishohen investimet.

E. Përfshirja e strukturave politike, si të ministrive, ministrave dhe kryetarëve të komunave, do ta përshpejtojë procesin e thithjes së investitorëve dhe do krijohet një garë ndërmjet këtyre liderëve, se kush po thith investitorë më shumë dhe me këtë edhe përcaktohet edhe suksesi dhe mos suksesi i individit, me emër që ishte synim i yni për të pasur informacion se kush po i dëbon investitorët. Duke e ditur se numri i të papunëve kap shifrën e 500 mijë njerëzve dhe duke e ditur se duhet së paku mbi 20 miliardë investime, atëherë, cili ministër apo Ministri do jetë aq efikase të përmbyllte këtë proces brenda pesë viteve ? E pamundur, por me një të mundshme me më shumë se 100 pozita aktuale qeverisëse.

Me këtë formë do përfshihen të gjithë akterët politik qendror dhe lokalë, në të kundërtën kurrë dy parti të mëdha janë në koalicion, është e vështirë dhe jopolitike ti referohet suksesi i zhvillimit ekonomik një ministrie. Andaj, ky ligj duhet të kthehet në përmirësim dhe në leximin e tretë të aprovohet, pas përfundimit të të gjitha procedurave të cekura”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë
Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori