LAJMI I FUNDIT:

“Keiretsu Forum SEE Investor Pitch Day” angazhon një milion euro kapital privat të dedikuar për startupet rajonale

“Keiretsu Forum SEE Investor Pitch Day” angazhon një milion euro kapital privat të dedikuar për startupet rajonale

Keiretsu Forum SEE Investor Pitch Day, eventi i mbajtur në Hotel Plaza Tirana, korri një sukses të jashtëzakonshëm teksa një fond mbresëlënës prej 1 milion eurosh u dedikua si një angazhim kapitali privat nga investitorët e pranishëm për t’u investuar në startup-et rajonale. Ngjarja ekskluzive mblodhi së bashku një konglomerat mendjesh novatore dhe investitorë me përvojë të gjatë, duke nxitur bashkëpunimin, zbulimin dhe rritjen e ekosistemit sipërmarrës të Evropës Juglindore.

Përgjatë “Ditës së Prezantimeve për Investitorët”, u prezantuan një gamë e larmishme startup-esh nga rajoni, të cilat paraqitën idetë e tyre novatore duke kërkuar mundësi investimi. Ngjarja tërhoqi vëmendjen e sipërmarrësve, investitorëve engjëj dhe grupeve të kapitalit privat të cilët u mblodhën duke dëshmuar edhe një herë potencialin që mbart rajoni i Evropës Juglindore në këtë fushë.

Gjashtë startup-et e prezantuara ishin:

-WICE – Startup i cili synon revolucionimin e tregut tradicional të akullores nëpërmjet akullores inovative të bërë nga vera, pa ndryshuar përmbajtjen alkoolike.

-BEEZ – Startup i cili synon të ndez imagjinatën e një brezi të ri lojtarësh, me qasje moderne të lojërave klasike.

-OPENPAY – Startup i cili synon thjeshtimin e pagesave përmes një platforme me kosto të ulët të integruar si një shtesë për aplikacionet e bankingut celular.

-QUINVIO – Një platformë e fuqizuar nga AI që automatizon proceset për të realizuar prezantime video në mënyrë të thejshtuar dhe me kosto efektive.

-ENTEERA – Startup i cili synon përmirësimin e ekuilibrit shëndetësor dhe atij midis punës dhe jetës së stafit të kompanisë përmes shërbimeve të mirëqenies së punonjësve.

-FITKIT – Një aplikacion mobil që ofron akses në palestrat më të mira, qendra spa, trajnerë dhe programe online për stërvitje dhe relaksim.

Atmosfera në Hotel Plaza Tirana ishte emocionuese teksa startup-et e përzgjedhura dolën në skenë, duke demonstruar vizionin dhe vendosmërinë e tyre për të formësuar të ardhmen e industrive të rajonit. Ngjarja shërbeu si një platformë unike për këto biznese të reja për t’u lidhur me investitorët e mundshëm dhe reagimi nga të pranishmit ishte jashtëzakonisht pozitiv.

“Jemi vërtetë të emocionuar teksa shohim një reagim kaq entuziast nga komuniteti i investitorëve,” tha Ravik Mima, Koordinator i Forumit Keiretsu South East Europe. “Pozitiviteti dhe përkushtimi i shfaqur nga të pranishmit nxjerr në pah mundësitë e pashfrytëzuara të investimit që shtrihen brenda Evropës Juglindore. Duke investuar në këto sipëmarrje, ne jo vetëm po mbështesim rritjen e tyre, por gjithashtu po nxisim inovacionin dhe mbështesim zhvillimin ekonomik në rajon”, vazhdoi ai.

Kapitali privat prej 1 milion euro i angazhuar për fondin e dedikuar gjatë “Keiretsu Forum SEE Investor Pitch Day” është një dëshmi e besimit që investitorët kanë në talentin sipërmarrës të Evropës Juglindore. Ky çast përbën një moment historik të rëndësishëm në ekosistemin e startup-ve të rajonit, duke përforcuar faktin se Evropa Juglindore po shfaqet si një qendër në zhvillim e sipër përsa i përket inovacionit dhe investimeve.

Suksesi i këtij eventi nënvizon rëndësinë e këtyre ngjarjeve në nxitjen e bashkëpunimit, krijimin e rrjeteve të bashkëpunimit dhe ofrimin e një platforme mbështetëse për startup-et rajonale. Organizatorët tashmë po planifikojnë edicionet e ardhshme, duke synuar të zgjerojnë shtrirjen dhe ndikimin e platformës së tyre, duke lidhur akoma më shumë startup-e premtuese me investitorë potencial.

Ndërsa Evropa Juglindore vazhdon të tërheqë vëmendjen nga komuniteti global i investimeve, është e qartë se ekosistemi sipërmarrës i rajonit po hyn në një epokë të re rritjeje dhe potenciali zhvillimi. Suksesi i eventit shërben si një fener shprese, duke frymëzuar si sipërmarrësit ashtu edhe investitorët për të ecur përpara dhe për të realizuar potencialin e plotë të ideve novatore të rajonit.

“Së bashku”, tha z. Ardian Hoxha, President i Keiretsu Forum South East Europe “le të festojmë suksesin e ketij eventi, pasi ai shënon një moment të rëndësishëm në rrugëtimin drejt transformimit të ekosistemit të startup-eve të Evropës Juglindore. Duke investuar në mendjet më të ndritura dhe idetë më të guximshme të rajonit, ne po formojmë një të ardhme me më shumë inovacion, prosperitet dhe sukses, një startup pas tjetrit”, tha Hoxha.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Ekonomi
Kalo në kategori